OKB bën thirrje kundër dhunës ne Kosove
Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara po qëndron në Kosovë në kuadër të një misioni faktmbledhës lidhur me situatën pas shpalljes së pavarësisë.
Zoti Guehenno ka përjashtuar mundësinë e lindjes së ndonjë konflikti ndërmjet misionit të Kombeve të Bashkuara dhe atij të Bashkimit Evropian në Kosovë.
Ai nuk ka saktësuar çfarë roli do të ketë OKB-ja në Kosovë pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës më 15 qershor.
Në këtë datë Misioni i Kombeve të Bashkuara duhe t'ia kalojë kompetencat qeverisë së Kosovës dhe misionit EULEX të Bashkimit Evropian.
Zoti Guehenno tha se OKB-ja do t'iu përshtatet rrethanave në terren.
"Nuk mund ta imagjinoj ndonjë konflikt me Bashkimin Evropian. OKB-ja operon duke u mbështetur në rezolutën 1244", tha Jean Mari Guehenno pas takimit me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Ai tha se OKB-ja është e përkushtuar që të lërë pas vetes paqe dhe stabilitet në Ballkan.
Duke e vlerësuar periudhën në të cilën po kalon Kosova pas shpalljes së pavarësisë si "kritike", zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara tha se tani të gjithë duhet të punojnë për të shmangur çfarëdo situate që mund të çojë në dhunë.
Nënsekretari i OKB-së për operacione paqeruajtëse, Jean Mari Guehenno, të dielën viziton qytetin e ndarë të Mitrovicës.
Me pas ai do te shkoje edhe ne Beograd



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj