24 ore lajme: Për ta kaluar kufirin me Shqipërinë kosovarëve iu nevojitet vetëm një dokument identifikimi Për ta kaluar kufirin me Shqipërinë kosovarëve iu nevojitet vetëm një dokument identifikimi ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 02 May, 2008 10:20:00 Nga dje deri më 31 tetor të këtij viti të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës mund të shkojnë në Shqipëri duke pasur vetëm një dokument identifikimi. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, njofton se shtetasit e Republikës së Kosovës, mund të kalojnë pikat e kufirit me Shqipërinë duke pasur vetëm një nga dokumentet e identifikimit personal, si pasaportë, kartë identiteti çertifikatë ose patentshoferi. Për të rinjtë nën moshën 18 vjeçare duhet çertifikatë e lindjes, fotokopje e kartës së identitetit të prindit dhe letër-autorizuese për të udhëtuar vetëm pa prindërit.