| Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka deklaruar sot se në Kosovë janë bërë përparime dhe ka theksuar se ato do të vazhdojnë edhe më tej, me hyrjen në fuqi të Kushtetutës, me 15 qershor. Gjithashtu, Ban Ki Moon, ka bërë të ditur se roli i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, gjatë këtij viti do të përqendrohet tek situata në terren.
| “Jam i kënaqur që në Kosovë deri tani nuk kanë ndodhur konflikte etnike dhe iu bëj thirrje të gjitha palëve, që të mos ndërmarrin veprime të njëanshme, që do të nxisin dhunën”, ka pohuar Ki Mun.
Megjithatë, ka shtuar ai, UNMIK-u është gati të kryej detyrën e tij, në të gjithë territorin e Kosovës.
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj