| Zyrtarë të UNMIK-ut kanë deklaruar edhe një herë se mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë është e paligjishme. Zëdhënësi i UNMIK-ut Alexsander Ivanko tha se janë duke u bërë përpjekje diplomatike duke përfshirë edhe zyrën e OKB-së në Beograd, Grupin e Konatktit dhe disa shtete anëtare të BE-së për të bartur porosinë se këto zgjedhje janë të paligjshme në Kosovë.
| Administrata e UNMIK-ut ka ritheksuar se mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë është proces i paligjshëm. Në konferencën e rregulltë me gazetarë të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, zëdhënësi i UNMIK-ut Alexander Ivanko tha se janë duke u përdorur të gjitha mjetet diplomatike me qëllim që të bartet porosia në Beograd se këto zgjedhje janë të paligjshme. Mëgjithëkëtë ai tha se ka mëdyshje tek disa liderë të Serbise për organizimin e këtyre zgjedhjeve në Kosovë, duke mos thënë saktësisht se a do të rezultojë kjo medyshje me anulimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë .
Ndryshe në këtë takim u tha se Ekipi i OKB-së për hulumtimin e trazirave të 17 marsit të këtij viti në veri të Kosovës, ka filluar hetimet. Ata janë duke bërë intervista në terren, dhe pastaj raportin e tyre do t’ia paraqesin Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i cili do të vendos për procesin e mëtutjeshëm.
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj