Faqja e Pare | Kosova | Kosovaret se shpejti do te kene ne duar pasaportat e reja te Republikes se Kosoves

Kosovaret se shpejti do te kene ne duar pasaportat e reja te Republikes se Kosoves

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Flamuri shteteror i Republikes se Kosoves

Pasaportat e Republikës së Kosovës dhe dokumentat e tjera personale që pas nëntë vjetësh zëvendësojnë ato të UNMIK-ut, do të fillojnë të lëshohen që nga muaji korrik i këtij viti.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Zenun Pajaziti, në një intervistë për BBC-në, ka thënë se dokumentet personale të cilat janë në përgatitje e sipër të prodhimit dhe dizajnimit të tyre, do të kenë standardin më të lartë të sigurisë në rajon, të rekomanduara edhe nga ekspertë të Komisionit Evropian.

Ministri Pajaziti tha se ligji parasheh që dokumentat personale të mundësojnë indentifikimin e personave, shtetësinë e tyre dhe gjithë informatat e nevojshme për ta.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, qytetarëve të saj u lejohet dyshtetësia.

Ministri Pajaziti thotë se nga kjo mund të përfitojnë të gjithë qytetarët që janë shtetas të Kosovës, dhe kanë mundësi të kenë edhe një shtetësi tjetër.

"Nëse një qytetar dëshiron që përveç një pasaporte vendore ta ketë edhe një pasaportë p.sh nga Shqipëria, nëse mund të marrin shtetësinë nga Shqipëria, mund ta kenë atë, po ashtu edhe qytetarët e tjerë nga ndonjë vend tjetër".

Sipas ministri Pajaziti, ende nuk është përmbyllur çështja e legjislacionit, i cili parasheh kriteret që duhet të plotësojnë shtetasit e huaj për të fituar pasaportën e Kosovës.


 Nëse një qytetar dëshiron që përveç një pasaporte vendore ta ketë edhe një pasaportë p.sh nga Shqipëria, nëse mund të marrin shtetësinë nga Shqipëria, mund ta kenë atë, po ashtu edhe qytetarët e tjerë nga ndonjë vend tjetër
 

Ai thotë se elementet të cilat do ta karakterizojnë sigurinë e pasaportës së Kosovës do të jenë po ato të cilat tashmë janë në dokumentin e udhëtimit të UNMIK-ut duke u shtuar edhe disa elemente të cilat janë rekomanduar nga ekspertë të Komisionit Evropian.

"Elementet e sigurisë janë po ato që kanë qenë në dokumentin e udhëtimit të UNMIK-ut dhe u janë shtuar edhe disa elemente të sigurisë.
Pamja e faqes ku është fotografia me të dhënat e personit, në anën tjetër, do të jenë të fshehura të gjitha shënimet dhe fotografia.

Është një prej elementeve të sigurisë të cilat nuk i kemi pasur në dokumentin e udhëtimit të UNMIK-ut. Si shenja të tjera të fshehura do të jenë në faqe të tjera edhe nuancat e ngjyrave të ylberit", thotë ministri Pajaziti.

Paralajmërohet se pasaporta do ketë vlefshmëri deri në 10 vjet.

Ministri Pajaziti thotë se janë angazhuar dy kompani, një gjermane dhe një franceze, për prodhimin e pasaportave dhe dokumentave të identifikimit.

"Këtë procedurë e kemi mbaruar. Kemi marrë një vendim si qeveri që të vazhdojmë me kompanitë e njejta sepse ata e kanë vendosur teknologjinë këtu dhe prodhimi i dokumentave me të njëjtat kompani do ta shpejtojë proçesin.

Kemi çmime më të lira se ato që kanë qenë, cilësia e sigurisë do të jetë i nivelit më të lartë për letërnjoftimet, patent-shoferët dhe pasaportat."

Dokumentet janë në fazën e disenjimit dhe javën e kaluar është paraqitur forma e parë e dizajnit e propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Pasaporta e Republikës së Kosovës do të ketë ngjyrat e flamurit evropian por dhe simbolet e Kosovës të miratuara nga Parlamenti i Kosovës.

"I gjithë proçesi i prodhimit të dokumentave personale do të kushtojë rreth 1 milionë e 800 mijë euro," thotë ministri Pajaziti.

Deri në ditën e daljes së pasaportës së Kosovës, qytetarët e saj do të mund të vazhdojnë të përdorin dokumentet e udhëtimit të UNMIK-ut.

Qytetarët e Kosovës, që nga viti 1999, kanë përdorur dokumentet e udhëtimit të ish-federatës jugosllave dhe ato të lëshuara nga Misioni i OKB-së.

Serbët e Kosovës edhe sot vazhdojne të përdorin kryesisht pasaportat serbe, ndërsa nuk është i vogël i shqiptarëve që vazhdojnë t'i përdorin këto pasaporta.

Pasaportat e Kosovës do të shënojnë rastin e parë që shtetasit e saj, me në fund të kenë edhe dokumentet e udhëtimit, të cilat për momentin, do të njihen nga rreth 40 shtete të botës, aq sa deri më tash e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0