Faqja e Pare | Kosova | Presidenti Sejdiu thote se serbet e Kosoves mund te marrin pjese ne zgjedhjet serbe

Presidenti Sejdiu thote se serbet e Kosoves mund te marrin pjese ne zgjedhjet serbe

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu

Kosova nuk mund të shërbejë bazë elektorale për askënd por në bazë të parimit të dyshtetësisë serbët e Kosovës mund të votojnë për të preferuarit e tyre për pushtetin në Serbi,- kështu tha sot kryetari Fatmir Sejdiu, duke mohuar njëherësh mundësinë që serbët në Kosovë të mbajnë zgjedhje për të ndërtuar institucione serbe në Kosovë. 
Ndërkohë ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq, i cili po qëndron sot në Kosovë, u tha serbëve se në vendbanimet e banuara me serb në Kosovë, më 11 maj, do të mbahen edhe zgjedhjet e përgjithshme e edhe ato lokale të shtetit serb.

Kryetari, Fatmir Sejdiu thotë se në Kosovë do të respektohet për të gjithë parimi i dyshtetësisë por nuk do të lejohet në asnjë mënyrë që ky parim të përdoret për të krijuar struktura që de-legjitimojnë Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Duke folur për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë më 11 maj, Sejdiu thotë se parimi i dyshtetësisë nuk lejon që Kosova të jetë bazë apo zonë elektorale për askënd pos për vetveten.
“Se a do të kenë qasje qytetarët serbë që të votojnë për të preferuarit e tyre që të jenë strukturë e ndërtimit të pushtetit në Serbi, është diçka tjetër, në kuptimin e respektimit të parimit të dyshtetësisë, por jo si bazë elektorale, jo si strukturë që do të shërbejë për ndërtimin e institucioneve serbe në Kosovë, absolutisht jo”, tha Sejdiu.
Më tutje kryetari Sejdiu përcolli mesazhin te serbët e Kosovës që ta njohin Kosovën si shtet sovran e të pavarur dhe të punojnë për të.
Ndryshe nga ky mesazh, ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Sllobodan Samargjiq, u përcolli sot serbëve të Kosovës një mesazh tjetër. “Të gjithë ata që kanë punuar në institucionet e përkohshme, pas 17 shkurtit duhet t’i lëshojnë ato ndërsa ne do të jemi të obliguar ti financojmë njerëzit” thotë Samargjigj.
Gjatë qëndrimit në Priluzhje, Lapna Sellë dhe Artanë, nën sigurimin e pjesëtarëve të KFOR-it dhe policisë së UNMIK-ut, Samarxhiq tha se edhe në vendbanimet ku jetojnë serbët në Kosovë, më 11 maj do të organizohen zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale. Ndërkohë vetë ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac ka deklaruar se ngjarjet e fundit që ndodhën në Beograd dhe në Kosovë nuk ishin të rastësishme por të koordinuara dhe udhëhequra nga Beogradi, si dhe në marrëveshje mes Samarxhiqit dhe Koshtunicës. \"Është e qartë se Samarxhiqi zbaton pjesën e madhe të aktiviteteve pa dijen e qeverisë, por në koordinim me kryeministrin teknik - Koshtunicën\", është shprehur Shutanovac për gazetën 

Komente (2 vendosur):

bal balija ne 02 April, 2008 08:48:40
avatar
o glladiator ake sy ne ball o gilipter ku ka shetet ne bot qe len te huajt te votojn per tjeter shtet ,pse te lugines nuk kan te drejt me votue per kosov eh mjer ju more mjer kosova per ju ,
ja ka marr ment samarxhiqi juve
ajkun shqiptari ne 02 April, 2008 09:41:36
avatar
i nderuar president , po si mund te votojne serbet e Kosoves per zgjedhje te serbise.le planin e Ahtisarit ai nuk ka hy ende ne fuqi dhe se ate(Plan) shkiet nuk e kan pranu. Eshte paradoksale te behet ngjajshmerie me finlanden dhe suedin se ato dy shtete e njohin njera tjetren si shtete te pavaruara e serbia jo qe nuk te njeh si shtet por don te aneksoj gjitha trojet ku jetojn shqiptaret.Pra nese lejohen qe te votojne ateher nuk ka shtet te Kosoves por vetum rrena.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
3.00