24 ore lajme: Bush: SHBA-ja shpreson që Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës Bush: SHBA-ja shpreson që Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 31 March, 2008 06:21:00 Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Ukraina do të njohë pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar Presidenti amerikan Xhorxh Bush në një intervistë dhënë revistës ukrainase "Glavred". "Ne vërtet shpresojmë që Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës siç kemi bërë ne", tha Bush, duke shtuar se Ukraina "vetë duhet të vendosë çfarë vendimesh i janë të domosdoshme". Presidenti amerikan ka theksuar se kjo është "pavarësi e mbikëqyrur", duke shtuar se Uashingtoni "mbështeti shumë fuqishëm idenë e njohjes së Kosovës që nga fillimi". "Kemi mbështetur edhe planin e Kombeve të Bashkuara i cili do të ndihmonte që të realizohet pavarësia e tillë e kontrolluar dhe në të njëjtën kohë garantojnë të drejtat e minoriteteve në Kosovë. Shpresojmë që Ukraina do ta bëjë të njëjtën gjë", ka thënë Bush para shkuarjes në Kiev. Zyrtarët e Ukrainas pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kanë deklaruar se Kievi po konsultohet me partnerët strategjikë SHBA të, BE në dhe Rusinë për pozicionin me rastin e pavarësisë së Kosovës.