Bush: SHBA-ja shpreson që Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës
Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Ukraina do të njohë pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar Presidenti amerikan Xhorxh Bush në një intervistë dhënë revistës ukrainase "Glavred". "Ne vërtet shpresojmë që Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës siç kemi bërë ne", tha Bush, duke shtuar se Ukraina "vetë duhet të vendosë çfarë vendimesh i janë të domosdoshme". Presidenti amerikan ka theksuar se kjo është "pavarësi e mbikëqyrur", duke shtuar se Uashingtoni "mbështeti shumë fuqishëm idenë e njohjes së Kosovës që nga fillimi". "Kemi mbështetur edhe planin e Kombeve të Bashkuara i cili do të ndihmonte që të realizohet pavarësia e tillë e kontrolluar dhe në të njëjtën kohë garantojnë të drejtat e minoriteteve në Kosovë. Shpresojmë që Ukraina do ta bëjë të njëjtën gjë", ka thënë Bush para shkuarjes në Kiev. Zyrtarët e Ukrainas pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kanë deklaruar se Kievi po konsultohet me partnerët strategjikë SHBA të, BE në dhe Rusinë për pozicionin me rastin e pavarësisë së Kosovës.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj