Koreja e Jugut njohu Kosovën-shtet të pavarur e sovran, këtë pritet ta bëjë sot edhe Norvegjia
Koreja e Jugut sot zyrtarisht e ka njohur Republikën e Kosovës – shtet të pavarur e sovran, ndërkohë që edhe Norvegjia pritet ta ndërmarrë një hap të tillë po gjatë ditës së sotme. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Moon Tae-Young, tha se Qeveria e Seulit e njeh Kosovën si shtet sovran. "Ne shpresojmë që pavarësia e Kosovës do të çojë drejt zhvillimit të saj demokratik dhe rimëkëmbjes ekonomike, si dhe do t'i kontribuojë paqës dhe stabilitetit në rajon", tha ai.
Moon gjithashtu tha se Seuli shpreson që njohja e Kosovës nuk do të ndikojë në marrëdhëniet afatgjata me Serbinë."Ekziston mundësia që lidhjet tona me Serbinë të ftohen për një kohë", u tha Moon gazetarëve në Seul.
Pas shpalljes së vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ambasadori i Serbisë në Korenë e Jugut, Zoran Veljiç, i ka dorëzuar një notë proteste ministrisë së Jashtme të këtij vendi.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj