Ndarja e Kosovës e papranueshme edhe për qytetarët serbë
Gjatë një debati në Çagllavicë, afër Prishtinës, lidhur me këtë çështje, përfaqësuesja e Këshillit Kombëtar Serb, Rada Trajkoviç, tha se ndarja e pjesës veriore të Kosovës do të çonte në ndarjen edhe të qytetarëve serb, shumica e të cilëve jetojnë në pjesën jugore të vendit. Sipas saj, një ndarje e tillë do të krijonte dy hapësira një etnike, të kundërvërna njëra me tjetrën, gjë që do të sillte paqëndrueshmëri në Kosovë. “Mendoj se i tërë kapaciteti që nevojitet për tu zhvilluar qëndrimi funksional i serbëve në Kosovë gjendet në pjesën veriore të Mitrovicës, andaj, Ndarja e Kosovës dhe Metohisë për mua është një projekt plotësisht i papranueshëm dhe vërtetë nuk mendoj se ofron një zgjidhje”, tha zonja Trajkoviç. Sipas saj, zgjidhja e çështjes së statusit të Kosovës nuk do të jetë e qëndrueshme pa zgjidhjen edhe të statusit të serbëve në të dyja anët e lumit Ibër.
Ndarja e pjesës Veriore të Kosovës do të detyronte serbët në pjesën jugore të shpërnguleshin, tha zonja Trajkoviç, sipas së cilës shqiptarët e Kosovës nuk do të kenë shtet funksional përderisa nuk merren vesh me Beogradin. Duke e cilësuar çdo mundësi ndarjeje të Kosovës si një zgjidhje të keqe, ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, David Blunt, vuri theksin në funksionalitetin e planit të zotit Ahtisaari i cili sipas tij nuk do të pranohej as nga komuniteti ndërkombëtarë po të kishte rezerva për funksionimin e tij. “Sipas mendimit tim, ndarja do të ishte zgjidhje e keqe për serbët e Kosovës, për faktin se shumica e tyre nuk jeton në pjesën veriore të Kosovës por në pjesën e jugut”, tha ambasadori Blunt, duke nënvizuar se një prej parimeve themelore edhe të grupit të kontaktit është se nuk guxon të ketë ndarje.
Udhëheqësit politik shqiptarë e quajnë të papranueshëm propozimin për ndarjen e Kosovës në vija etnike, duke theksuar se statusi i Kosovës tashmë është zgjidhur në bashkërendim me komunitetin ndërkombëtar. Jakup Krasniqi, kryetar i Parlamentit të Kosovës, tha se plani më i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës është dokumenti gjithëpërfshirës i presidentit Martti Ahtisaari, që është rezultat i një kompromisi. “Ne konsiderojmë se ç’do dokument që nuk e ka parasysh planin e zotit Ahtisaari është jo serioz, nuk është dokument që ofron zgjidhje por, përkundrazi, është dokument që pengon zgjidhjen”, tha zoti Krasniqi.
Për pjesëmarrësit e debatit, propozimi i ministrit serb Samarxhiç, nuk është në bashkërendim as me qëndrimet e qeverisë serbe. Ky propozim i është dorëzuar zëvendësshefit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Larry Rossin, i cili e ka nisur atë për në selinë qendrore të misionit të tij në New York. Por edhe zyrtarët e UNMIK-ut kanë tërhequr vërejtjen në qëndrimet se çfarëdo ndarje e Kosovës në vija etnike është tërësisht e papranueshme.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | |
| 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 |
| 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 |
| 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 |
| 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj