KFOR-i do të reagojë në rast të sulmeve ndaj ushtarëve , thotë Kotar
“KFOR-i do të reagojë me forcë sa herë që ndaj ushtarëve të misionit të ketë sulme” tha sot zëdhënësi i KFOR-it, kolonel Zhan Lyk Kotar duke komentuar reagimin e forcave paqëruajtëse gjatë protestave të dhunshme në Mitrovicën veriore me 17 mars. “Mos prisni që ne të shpërndajmë lule, kur na sulmojnë” tha Kotar.
Misioni i NATO-s përsëriti qëndrimin për reagim të duhur në rast të sulmeve ndaj ushtarëve që shërbejnë në Kosovë. Pas akuzave të ditëve të fundit nga krerët e institucioneve të Serbisë, se KFOR-i me 17 mars ka përdorur plumba gome dhe ka tejakluar masën e lejuar për përdorimin e forcës, zëdhënësi Zhan Lyk Kotar tha se KFOR-i atë ditë është përballuar me protestues të dhunshëm dhe vrasës.
“Ne nuk jemi forcë policore dhe nuk kemi rregulla të njëjta. Mos prisni që ushtarët e KFOR-it të japin lule kur të jenë të qëlluar. Me 17 mars të ne jemi përballur me protestues të dhunshëm dhe vrasës. Bëjmë dallim të qartë ndërmjet qytetarëve dhe vrasësve” tha Kotar.
Sipas tij, me 17 mars KFOR-i është qëlluar me granata dore dhe mjete tjera vdekjeprurëse.
“Ne kemi qenë të sulmuar dhe prova më e mirë për këtë është se kemi qenë të sulmuar me granata dore. Fatmirësisht njëra nuk ka eksploduar. E dimë se ajo ka qenë prodhim jugosllav e tipit M75 me përbërës plastikë të rrezikshëm dhe që konsiderohet armë vdekjeprurëse. Është e dedikuar për vrasjen e njerëzve gjatë sulmeve” tha Kotar.
Ndërkohë, administrata e UNMIK-ut ende nuk ka ndonjë përgjigje dhe edhe sa kohë do të marrë finalizimi i hetimit për vrasjen e një polici dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Zëdhënësi Aleksander Ivanko tha sot se hetimet janë duke vazhduar, por u shpreh i bindur se UNMIK-u ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se në ndërtesën e gjykatës atë ditë ka pasur pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. “Kemi emrat e tyre” tha shkurt Ivanko duke mos dashur të jap detaje për ecurinë e procesit të hetimeve.
Me 17 mars në Mitrovicën Veriore protestuesit e dhunshëm serbë kanë sulmuar policinë dhe KFOR-in pas operacionit të mëngjesit të forcave te rendit për kthimin e autoritetit të UNMIK-ut në gjykatat atje.
Mbi 100 pjesëtarë të forcave të sigurisë janë plagosur. Një polic nga Ukraina ka vdekur nga plagët e marra.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj