Thaci: ka indikacione te bazuara se defektet e paraqitura në KEK janë sabotime
Kryeministri Hashit Thaçi tha sot se ka indikacione të bazuara që avaria e ditëve të fundit në KEK- është sabotazh, duke porositur sabotuesit se do të përgjigjen para drejtësisë.Kryeministri i bëri këto komente pas një takimi me përfaqësuesit e agjencive të udhëtimeve, nga të cilët mori zotimin se nuk do të ketë ngritje çmimesh për diasporën që dëshiron të vijë në Kosovë për festën e pavarësisë.
Me tone të ashpra kryeministri Thaçi ka folur për avarinë në Bllokun B2 të Termocentralit Kosova B të cilën ai e ka quajtur sabotazh në prag të ditë së shpalljes së pavarësisë.
“Kemi indikacione të bazuara se defektet e paraqitura në KEK nuk janë defekte por është sabotazh. Prandaj, të gjithë ata që bëjën sabotazhe të tilla, në ditët e pavarësisë së Kosovës, në vend se ta qesim Kosovën në dritë për çka kemi sakrifikuar e punuar, si popull dhe institucione, do të përballen me drejtësinë”, tha kryeministri.
Kryeministri nuk u përgjigj se kush janë sabotuesit ndërkohë që shtoi se gjithë angazhimi i tij sot ka qenë shqyrtimi i mundësive që pavarësinë ta festojmë në dritë e jo në terr.
Këto komente kryeministri i bëri gjatë pas një takimi me përfaqësuesit e agjencive të udhëtimit, më të cilët ka biseduar për lehtësiumin e udhëtimit bashkëatdhetarëve nga diaspora që dëshirojnë të vijën për të festuar pavarësinë.
“Në asnjë rrethanë të mos ketë ngritje të çmimeve të biletave por thjeshtë të ketë një përkujdesje dhe një lehtësim për udhëtimin e tyre dhe kam marrë zotimin, mund të them se kemi edhe një marrëveshje mirëkuptimi në këtë drejtim që do të keni përkrahjen e plotë nga Qeveria”, tha kryeministri.
Edhe Remzi Ejupi, i cili foli në emër të përfaqësuesve të Agjencive të udhëtimit, tha se nuk do të ketë ngritje çmimesh dhe se do të ketë kapacitete të mjaftueshme për të gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (7 vendosur):
Nga thellsia shpirterore ju pergezoj dhe uroj pavarsine e Kosoves,mbare popullit shqiptare,duke ju deshiruar shendet,sukses,lumturi dhe shume afrim dhe respekt ndaj njeri tjetrit.Me ne fund po shpreblehet gjaku i derdhur i deshmoreve te kombit,i nenave qe rrisin jetima,i tokes qe ne dimer bora ishte e kuqe...tashme jem ne nje kohe qe qeveria duhet te punoj per popull,te jet besnike dhe me ndergjegje te larte,koha ec por ecim edhe ne,e nuk ben te harrojme se kush ishim dje....flm.
Kto te 24 ORE-s jane 24 KARAT'SH KOMUNISTA.
Kush t'ju lavdojne Neo-Komunizmin per to asht i mire s'ka randesi se * e quajne NURISLLAV apo MILLOSHEVIC. Te tjeret jane "armiq".
Shko tek "Korieri" dhe do te shofesh te njejten situate.
Te 24 ORE dhe KORIERI e disa tjera vetem Anti Shqiptarizmi ka vend, na pranohe sa me thane por me synimin me u mbajte nen vezhgim njashtu si kane ba me shklrimet e mija.
kani aq te lige apo shkurtpames shanlepirsa.
Ku eshte ajo pavaresi qe ne spe shohmi.
JU i thuani ,,pavaresi " se jeni te lumtur qe prap jetoni me kimart shkije.Po o qorre e o i mjere * nuk lexon gjithe ato shkrime ketu qe tregojne se qfare pavaresie dhe qfare kushtetute dhe qfare tradhtare jane keta.SE shpejti doti pashe keta te dera e plehut po pyes se ke dota perkrahni masane dhe qka dote thuani.JU njehere perkrahet Titon Tani Milloshin pastaj Millosh Rugoven Millosh Sala Sllobodanka Berishen Tashe Millosh Hashimin dhe Millosh Sejdine Millosh Nexhat Dacin etj.
Smet kend pa e perkrahe.
Njeri ky popull ajo familje qe ju ka.Nje njeri qe heq dore prej kombit identitetit ai nuk meritone te jetoj.
Qfare dallimi ka politika e Thaqit ndaj asaj te Rugove Tradhtarit.
Tupani po rreh per ata qe kane veshe.
I mjeri tradhtari frigacaku karieristi ,vrapojne pas shanave qe i lejne armiqte ata vetem i lepine.
N'qofte se ti je Shqiptar ne zemer, une sot nnderroj emnin e shkoj e kerkoj pasaporte Serbe. Une dy i kam qysh tesh qa bo me gjen nese kam edhe nji ma teper!
He si thua?
Vetem me nji kusht. Kush ka lexu shkrimet e mija e te tuajat te na vleresojne.
Ketu shkruan ti e shoket tuaj te redaksise qe jeni njilloj KOMUNISTA e te pa ATDHE, edhe pse jeni ndoshta ne vende te ndryshme.
Na te tjeret hijme ketu vetem me ju pa se sa lerge keni shku me trathtine tuaj e kaihere me ju hane se jeni gabim edhe pse jeni te PA NDRECSHEM.
Vendosni komentin tuaj