Kronika

Fatima, xhihadistja e martuar me shqiptarin: Prerja e kokave, në emër të Allahut

Xhihadisja italiane, e martuar me shqiptarin, Aldo Kobuzi ka folur për mediat italiane. Gjatë një interviste të dhënë për gazetën Corriere Della Sera, ajo ka thënë se kokat e njerëzve priten në emër të Allahut. Intervista është dhënë nëpërmjet Skype-it, e cila e nis pikërisht kështu rrëfimin e saj. “Ne kur i presim kokën dikujt, nuk e them këtë sepse bëj pjesë në ISIS, por e bëjmë në emër të Sheriatit”.

Zëri i Maria Giulia Sergio, e cila tashmë quhet Fatmia, është i ftohtë kur flet në Skype. Çmenduria e saj duket në çdo rrokje që nxjerr. Për ditë të tëra ajo  nuk ka qenë aktive në rrjetin social, por në fund xhihadisjta italiane, e kërkuar për terrorizëm është përgjigjur kërkesës për intervistë. Linja është jashtë funksionit. Lidhja nuk është mjaft e mirë që ajo të jetë në gjendje të tregojë fytyrën e saj, por zëri është qartësisht i njohur.Fatima 2,,Është e njëjta vajzë e lindur në Torre del Greco,  e cila është nisur në Siri në shtator të 2014, së bashku me bashkëshortin e saj shqiptar, Aldo Kobuzi. Në fillim të bisedës Fatmia kërkon informacione. Familja e saj është arrestuar tërësisht. Kërkon të dijë nëse janë të gjithë mirë. Për muaj të tërë ajo është përpjekur që t’i bindë ata që të braktisin banesën dhe të shkojnë në Siri. Madje i ka shpjeguar nënës së saj, Assunta, babait Sergio dhe motrës Marianna se çfarë lloje valixhesh duhet të përdorin gjatë udhëtimit. Ka inkurajuar të atin, që të braktisi punën, të marrë paratë dhe të niset drejt Sirisë, por përpara se ata të niseshin përfunduan të gjithë në qeli. Pavarësisht operacionit anti- terrorist që çoi në arrestimin e dhjetë personave, kjo sipas saj është një vrimë në ujë, sepse nuk shërben për asgjë. Fatima mendon se është e palogjikshme dhe e paarsyeshme që policia italiane të vendosë për të arrestuar këta njerëz .Fatima 3..“Mesazhet që shkëmbeja me familjen nuk ishin për nxitje të xhihadizmit apo diçka të tillë. Ne biseduam në lidhje me mënyrën se si prindërit e mi mund të bënin një jetë të mirë këtu në Shtetin Islamik”, shprehet ajo gjatë intervistës.

Maria Giulia  në 2014 është martuar me një luftëtar të ISIS-it, me origjinë shqiptare. Është bëra gruaja e xhihadistit pikërisht për t’iu bashkuar asaj që ajo e cilëson lufta e shenjtë. Ishte një studente e Bioteknologjisë në Milano dhe që i pëlqente të vishej bukur e të bënte makijazh. Sot është transformuar në një terroriste. Justifikon dhunën dhe prerjen e kokave dhe është e gatshme që të jetojë nën komandën e burrave që e dhunojnë, skllavërojnë dhe u presin kokat femrave me akuzën e ‘shtrigërisë”, pikërisht siç ndodhte në kohën e mesjetës.Fatima Nuse “Këtyre që iu prehet koka janë hajdutë, hipokritë, veprojnë si spiunë kundër Shtetit Islamik  dhe ua çojnë informacionet jobesimtarëve që më pas nga sulmojnë neve. Këtu gratë nuk skllavërohen por nderohen. Mjafton që të përdoren gjithmonë të njëjtat argumente. Shteti Islamik është një shtet perfekt. Këtu nuk bëjmë asgjë që shkon kundra të drejtave të njeriut, por gjëra që ndjekin ligjet e Allahut.Fatima nuse 2I njihni historitë e Guantanamos apo të burgjeve të tjera të fshehura. Shteti Islamik nuk torturon asnjë të burgosur, po vepron sipas sheriatit, sipas ligjit të Allahut të mëshirshëm” , thotë Fatima. Ajo vazhdon rrugën e çmendurisë, nuk i intereson fakti se Islam do të thotë paqe. Nëse ISIS nuk është  Guantanamo, janë bombardimet e koalicionit argumentet që ajo përdor për të justifikuar bashkëshortin.Fatima 23

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button