Fillimi | Kronika | Trafiku i organeve, Sollaku: Hetimet u kryen!

Trafiku i organeve, Sollaku: Hetimet u kryen!

> Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Trafiku i organeve, Sollaku: Hetimet u kryen!

Ish-prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku deklaron gjatë një interviste dhene për Top Channel se, shteti shqiptar i ka dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme gjykatës së Hagës, për të kryer hetimet në Shqipëri.

Sollaku shprehet se gjatë një dreke pune me ish-presidentin Meidani dhe prokuroren Del Ponte, kur mbante postin e këshilltarit juridik në Presidencë, është shprehur vullneti i plotë i bashkëpunimit, por edhe gjatë kohës që ai ka drejtuar organin e akuzës shqiptare. 

“Më bëri një pyetje disi provokative, tha: do kontribuojë Shqipëria nëse gjykata do të ketë nevojë? I shpreha gatishmërinë e shtetit shqiptar. Shqipëria e ka bërë të qartë se bashkëpunimi me Hagën do të jetë në lartësinë e duhur. Dhe kur u bëra kryeprokuror gjeta një letër nga Haga që kërkonte hetime dhe udhëzova kryerjen e hetimeve në Burrel”, deklaron Sollaku. 

Edhe pse u kryen ekspertiza me mjete moderne për ekzaminime të njollave të gjakut të padukshme, në fund nuk u mor asnjë kampion i tyre nga ekspertët e Hages, për shkak se rezultonin të bagëtive të therrura. 

“Unë mendoj se në një kohë të dytë, nëse autoritetet serbe do të plotësojnë kërkesën, do të ishte që duke i dhënë rrugë kësaj letërporosie të mbyllet përfundimisht këtë cështje”, shprehet Sollaku. 

Ish-kryeprokurori shton se, prokurorët serbë duhet të bëjnë edhe një tjetër kërkesë konform konventës në fuqi, që të kryhet sërish një hetim që do të mbyllë përfundimisht të gjithë zhurmën.

“Mendoj se nëse do të ishte gjetur dicka serioze për hetimin, të paktën ata do të kishin marrë gjurmët e gjakut, gjë që nuk është bërë dhe mundësi tjetër për të marrë kampione ata nuk kanë patur. Kjo tregon se interesi nuk ka qenë për të vazhduar më tej sepse nuk kanë gjetur asnjë provë”, shton Sollaku.

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (4 postuar)

avatar
UROSH 21/12/2010 17:59:14
Sollaku: Haga gjeti gjurmë gjaku në Burrel, ishin të bagëtive të therura.

Trafiku i organeve, Sollaku: Hetimet u kryen!


Kasapet e milloshit-arkanit-sheshelit po dhe shumica e deputetve po dhe qeverija e beogradit prodhojne "SYZA MAGIKE" qe kto syza ju kushtojne me dhjetera e dhjetera miliona$,Kto syza ju sherbejne per ti pa Shqipetarte si "BAGETI" po dhe per te pa DARDANEN si nje torte ne stilin e Bosnjes me nje dallim,qe tortja e trojeve Shqipetare te ndahet ne dysh,ashtu qe nje pjes te tortes ta ha vet qeverija kasape,e tjeteren cop ta ndaj ne disa copa mantija e samsa,ashtu qe te ken dallime mantija prej samses,Kuptohet qe samsa tju jet bagetive Shqipetare-bagetit prodhojne qumshte,qumshtin e bajne kos per samsa,Po bagetit japin dhe mishe per "MANTIJAT" e kasapve.

Raporti i Dik Martit esht nje ciklim i ketyre pretendimeve te pabazuara nga asnje prove. Histori shpifjesh ne tentativ per te perlyer lidershipin kosovar, kryeministrin Hashim Thaçin dhe komenti im ketu esht se nuk behet fjal vetem per te perlyer nje person qofte ky dhe kryeministri i Dardanes, por per nje plan polik per te barazuar viktimen me xhelatin si dhe per te demtuar imazhin dhe perpjekjet e shtetit te ri te Dardanes ne rrugen e ketij shteti drejt aspiratave te qytetarve te tij per integrim te plote ne BE. Para se ta kernalizojne Dardanen-ashtu qe nje cop torte tju jipet „xhelatit“ (serb).

Keto akuza vijne ne momentin sapo kane perfunduar zgjedhjet ne Dardani. Del Ponte e Dik Marti a duhet te mbajne pergjegjesi sepse me genjeshtera njollosin nje komb te tere? Sa per tja den nie cop torte „XHLATIT“!?…
Absolutisht keto akuza demtojn imazhin Shqipetare e KiE-së i cili nuk duhet te lejoj botimin e raporteve absurde te pabazuar mbi fakte dhe prova dhe te heshte mbi fatin e 1800 te zhdukurve akoma nje çeshtje e pazbardhur ne zemer te Europes.

Kjo esht heqje vemendje nga nje ceshtje kaq e rendesishme siç nuk ka asnje te dhene per fatin e 1800 viktima ne territorin serb dhe zhvendosja ne akuza false (GENJESHTERA) dhe te pabazuara nga asnje fakt dhe prov e vetme.
avatar
shenasi 22/12/2010 13:33:19
ore zoteri,prokuroret dhe prokuroria serbe ka pune te tjera hetimore ne teritorin e saj,te gjitha pendat e ujit atje jane plot me kufoma,arat dhe fushat e tyre jane te mbushura me vorreza masive te fshehta,te gjitha ndertimet e reja te bera atje jane te ndertuara mbi vorreza masive e keni rastin e rashkes ku zyret e nje kompanie jane te ndertuara mbi nje vorreze masive te shqipetareve.e keni rastin e furrenaltes se mackatices ku kane bere djegjen e kufomave te shqipetareve,pastaj asaj ne zvecan kurse juve zoteri prokuror nje pyetje.pse ju dhe kolegu juaj ne kosove me te tera keto argumente ne dore jeni pozicionuar ne mbrojtje dhe defanzive,ju duhet te jeni ata qe do ti kerkonit shtetit serb te zhvilloje hetime per te tera ato te bema te keqija dhe veprime gjenocidiale ,sepse ai shtet ishte ai qe per 20 vjet ballkanin e shendroi ne kasaphane dhe krime te papara qe nga lufta e dyte boterore
avatar
fatmir 02/01/2011 06:23:03
Problemi eshte se Ilir Meta ka ngrene ne çorben serbe, po ja na del qe dhe Lulezim Basha paska marre pjese ne keto bema, po me heret Berisha paska thyer embargon e jepte nafte Millosheviçit, si e ka pohuar vete ne tv, po Fazlliçi ben komande ne sigurimin e shtetit shqiptar et etj dhe nuk ka faj Karla de Ponte e as Martyn, por kerkojeni fajin brenda vetes o shqiptare te vuajtur. Eshte e thjeshte te thuash nje fjale qe genjen ai apo ky, por si duken faktet do te pellcasin qe ne jemi te tradhetuar nga brenda. Do dalin nje dite. Mjere ne ke leme ne krye!
avatar
Remote Assistance 19/04/2011 02:06:33
Hi everybdy! thk 4 diskussion
gjithsej: 4 | shfaqur: 1 - 4

Posto komentin tuaj

  • Te zeza
  • Kursive
  • E nenvizuar
  • Citim

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Vleresoje kete artikull

0
Powered by 24-ore.com
Powered by 24-ore.com