Fillimi | Bota | Rajoni | Kosova | EULEX arrestoi 8 ish-pjesëtarë të UÇK-së, fletarrestim edhe për Fatmir Limajn

EULEX arrestoi 8 ish-pjesëtarë të UÇK-së, fletarrestim edhe për Fatmir Limajn

> Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
EULEX arrestoi 8 ish-pjesëtarë të UÇK-së, fletarrestim edhe për Fatmir Limajn

Aksioni i EULEX-it, i filluar sot në mëngjes, për arrestimin e disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së, me dyshime për krime lufte, ende nuk ka përfunduar. Ai po zhvillohet në disa lokalitete të Kosovës.
Forca e policisë së EULEX-it kanë bastisur shtëpinë e Drejtorit të Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi dhe u tentua arrestimi i tij. Sipas burimeve të Info Globi, në momentin e arrestimit të komandantit Krasniqi, ka reaguar një grup i vogël qytetarësh, të cilët krijuan barrikada lokale dhe kanë penguar arrestimin e tij.
Nexhmi Krasniqi gjatë kohës së luftës ka qenë pjesëtar i UÇK-së.
Ndërkohë mediat njoftojnë për arrestimin e  Refki Mazrekut, i njohur me nofkën “Van Dami”, Naser Krasniqit, Behlul Limajt, Naser Shalës, Sabit Shalës, Shaban Shalës, Besim Shurdhajt dhe Osman Hoxhës.
Sipas informatave të fundit, ekziston fletarrestimi edhe për Fatmir Limajn, ish-ministër i Transportit dhe aktualisht deputet e nënkryetar i PDK-së. Sipas fletarrestim, ai është i dyshuar për krime të luftës në Kleçkë.

Burime të pakonfirmuara i thanë Koha. net se ndër të arrestuarit nga EULEX-i, përveç Nexhmi Krasniqit, janë  edhe Refki Mazreku –  Vandami, i vëllai i dëshmorit nga Malisheva, Ibrahim Mazreku, pastaj Besim Shurdhaj e Behlul Limaj, si dhe katër të tjerë. Arrestimin e Refki Mazrekut e konfirmoi edhe avokati i tij, Haxhi Millaku.

Ndërkohë agjencia Kosovapress shkruan se urdhër-arresti është lëshuar për 11 ushtarë të brigadës 121 - "Kumanova", të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa thuhet se janë arrestuar katër prej tyre.

Policia e EULEX-it ka arrestuar disa zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, në mesin e të cilëve edhe komandantin rajonal Nexhmi Krasniqi. Lajmi është konfirmuar edhe nga zyrtarë të lartë të EULEX-it. Të arrestuarit, sipas EULEX-it,  akuzohen për krime të luftës. Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga gjykata e Qarkut të Prishtinës. Hetimet janë duke u kryer nën mbikëqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Tre persona janë arrestuar  nga policia e EULEX-it në rajonin e Prizrenit. Në komunikatën e shkurtër të EULEX-it, thuhet se personat e arrestuar dyshohen për krime të luftës në Kosovë.  EULEX-i, njofton se ka pasur bastisje, por nuk ka cekur vendin se ku kanë ndodhur bastisjet.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se nuk kam informacione se çfarë është duke ndodhur në Prizren. “Kjo është çështje e EULEX-it dhe e Policisë”, ka thënë ai. Përderisa edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi nuk ka dhënë ndonjë qëndrim të Qeverisë, duke thënë se nuk ka ndonjë informacion rreth këtij rasti.

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (8 postuar)

avatar
Vlora Kanina 17/03/2011 04:59:49
Ata te qeverise ne Prishtine kane blere mos arrestimet e tyre me arrestimet e shokeve te luftes..... Bravo u qofte te gjitheve duke filluar nga ai Ashimi e deri ne fund. Njerez pa karakter
avatar
Sejdi Veseli 17/03/2011 09:38:49
Veprimet e fundit të policisë eulesh-it ri dëshmojnë një të vërtetë të hidhur, për ne shqiptarët dhe ata me ndërgjegje të shëndosh njerëzore. A ka dëshmi më të qëndrueshme, kur në njërën anë bëhet arrestimi i liridashësve të pafajshëm shqiptar, ndërsa pjesëtarët e formacioneve serbo-çetnike të cilat ushtruan gjenocid ndaj popullatës civile dhe të pa armatosur shqiptare, jo vetëm se nuk nxirren para drejtësisë, por ato lejohen të qeverisin në 1/4 e territorit të Kososvës! Çka është për t'u "quditur", se nga ata që po na mësojnë demokracinë u toleruan këto mbeturina serbo-çetnike të spastrojnë dhunshëm nga shqiptarët pjesën veriore të Mitrovicës. Kjo ndodhi pas lufte, para hundëve të KFOR-it françez !
Një ndihmë e tillë nuk na është dashur nga Evropa ....., sepse diçka të tillë na ka pas ofruar me bollëk dobiçi i saj serbo-sllavia. Por, nejse! Populli thotë: "Kadal beg se ka hendek!"
avatar
Sejdi Veseli 17/03/2011 10:36:08
Veprimet e fundit të policisë eulesh-it ri dëshmojnë një të vërtetë të hidhur, për ne shqiptarët dhe ata me ndërgjegje të shëndosh njerëzore. A ka dëshmi më të qëndrueshme, kur në njërën anë bëhet arrestimi i liridashësve të pafajshëm shqiptar, ndërsa pjesëtarët e formacioneve serbo-çetnike të cilat ushtruan gjenocid ndaj popullatës civile dhe të pa armatosur shqiptare, jo vetëm se nuk nxirren para drejtësisë, por ato lejohen të qeverisin në 1/4 e territorit të Kosovës! Çka është për t'u "quditur", se nga ata që po na mësojnë demokracinë u toleruan këto mbeturina serbo-çetnike të spastrojnë dhunshëm nga shqiptarët pjesën veriore të Mitrovicës. Kjo ndodhi pas lufte, para hundëve të KFOR-it françez !
Një ndihmë e tillë nuk na është dashur nga Evropa ....., sepse diçka të tillë na ka pas ofruar me bollëk dobiçi i saj serbo-sllavia. Por, nejse! Populli thotë: "Kadal beg se ka hendek!"
avatar
UROSH 17/03/2011 16:04:36
Serbija do mare Mitrovicen pa shkerep asnje plumb,nga arsyja qe as kushe zdo mare armen e te mberoj Mitrovicen,kurre dihet qe kta fustanellat do i thrisnin "terorista-anti kombetare etj",dhe ne fund do shperblehen me burgosje.
Ja prej sodit dhe une them qe Mitrovica do behet pjes e serbis.
Urime popullit-qeveris serbe qe me mencurij po e merni-po e kernalizoni Kosoven.
Dhe nje herr URIME TE PERZEMERTA QEVERIS-POPULLIT SERB,se fajin kryesor e kemi ne qe ne per nje karrig-pushtete shesim-falim trojet tona po dhe amen-gruan-femijte.
Per te shpetua cdo pllome te trojeve Shqipetare-per mberojtjen e kufijve,qeverija e Kosoves duhet cdo kontakt te injoroj me EULEX.
avatar
n.gashi 17/03/2011 18:25:40
Pershendes lezuesit vetem eshte fjale popullore pa hanger huder nuk te vjen era.
Mua veteme nje gje me qudit me keta eulexat a pak ka kriminel qe shetisin poshet lart PSE PSE PSE ndaj tyre nuk po merrni aksione te tilla.
S e keta kush din per c far arsye jane kap korrupsion dollovere kush din mas nuk jemi ne ngjarje.
E nese me te vertet per kohen e shtire te popullit qe u perballua populli shqiptar ne kosove ,eulex te lus finger weg prej ish ushtarve te UCK:
avatar
n.gashi 18/03/2011 18:46:32
I ligi gjithmon fajtor.
NJerzit nuk duhet te brengosen per kete se gjithe ata miliona qe dha serbia per ta bind boten se ajo eshte viktim a jo siq thot e verteta ,normal qe ndodhin arrestime e gjera te tilla.
Vtem nje gje e them duhesh ta dish moj Europ se PA shqiptaret s do e gzoni as ju KURR DHE PRAP THEM KURR:nje stabilitet dhe rajon te shendosh .
GJITHMON NE FAJTOR
GJITHMON NE FAJTOR
GJITHMON NE FAJTOR
DERI KUR MA KESHTU; DERI KUR.....
avatar
mali 20/03/2011 05:18:02
nuk paguhet indiferenca e thaqit me ne fund dha ai uredher per fletarrest per lomajn se asht ka i fryn si shume kti byrokkrati per karriere ky ta shet shokun e kosoven e edhe friga per ate qe i eshte vnu mrapa ooo drenica te lajn ne lloq dhe tradhetar dhe hajna jane kta poshte thaqi dhe qent e tij
avatar
Drenicaku 21/03/2011 12:55:28
mire jav kan bo he nenon ketyne llaskucave se buken e gojes prej popullit e kan marr per vehte.nashta ju lshojn atje shkijve ku ju qojn e ju tredhin mire e leni knej motrat pa jau ru kurrkush,tju him na tjav lojm do kopila nfamiljen e juve
gjithsej: 8 | shfaqur: 1 - 8

Posto komentin tuaj

  • Te zeza
  • Kursive
  • E nenvizuar
  • Citim

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Vleresoje kete artikull

0
Powered by 24-ore.com
Powered by 24-ore.com