24 ore lajme: BE i kërkon Serbisë të përmbahet nga çfarëdo aktiviteti ose deklarate që mund ta rrezikojë situatën e sigurisë BE i kërkon Serbisë të përmbahet nga çfarëdo aktiviteti ose deklarate që mund ta rrezikojë situatën e sigurisë ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 15 March, 2008 12:43:00 Presidenca e Bashkimit Evropian ka dënuar okupimin me forcë të ndërtesave të Gjyqit të UNMIK-ut në veri të Kosovës nga militantët serbë, duke theksuar se civilët nuk duhet të dëmtohen. Më tutje, në kumtesë kërkohet nga Serbia që "të respektojë përkushtimet e përsëritura për përmbajtje nga çfarëdo aktiviteti ose deklarate që mund ta rrezikoj situatën e sigurisë". "Siguria e popullatës civile duhet të mbetet e paprekur", thuhet po ashtu në këtë kumtesë. Edhe përfaqësues të ambasadave në Kosovë dhe Zyrës amerikane, kanë dënuar sulmin e serbëve në ndërtesën e gjykatës në Mitrovicës. .