24 ore lajme: Kthim mbrapa për Sarkozinë në zgjedhjet komunale Kthim mbrapa për Sarkozinë në zgjedhjet komunale ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 10 March, 2008 10:25:00 Dhjetë muaj pas zgjedhjes së Nikolas Sarkozisë si president i Francës, konservatorët, ka pësuar humbje dje në zgjedhjet lokale të zhvilluara në gjithë vendin. Sipas të dhënave zyrtare, UMP ka arritur një rezultat prej 45%, kurse të majtët në gjithë vendin kanë fituar 3% më shumë, gati 48% të votave. Në qytetet e mëdha, ndër to, Strasburgu dhe Marseji, janë socialistët ata që kryesojnë. Po ashtu Parisi, parashikohet të jetë në duart e tyre. Rezultatet përfundimtare priten të djelën e ardhëshme ku do të zhvillohet edhe raundi i dytë i votimeve. Të drejtën e votës e kanë 44,5 miliona qytetarë francezë.