24 ore lajme: BE shpreson në ndryshim kursi në Serbi BE shpreson në ndryshim kursi në Serbi ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 10 March, 2008 10:20:00 Pas rrëzimit të qeverisë serbe, politikanët e lartë të Bashkimit Europian shpresojnë për një fitore të partisë pro europiane në zgjedhjet e parakohshme në maj. Në takimin e sotëm në Bruksel të ministrave të jashtëm të BE-së, shefi i diplomacisë, Havier Solana, tha se serbët mund të vendosin vetë nëse ata duan të mbështesin kursin pro europian të presidentit Boris Tadic ose politikën e kryeministrit Vojislav Koshtunica.Ky i fundit dha dorëheqje nga posti i tij, për shkak të përplasjeve për mardhënjet me BE-në dhe për deklaratën e pavarësisë së Kosovës. Sot dhe nesör në Bruksel ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë edhe për situatën në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë. Temë kryesore do të jetë edhe sistemimi i misionit EULEX.