Socialistët rifitojnë në zgjedhjet në Spanjë
Kur janë numëruar thuajse të gjitha votat, Partia e tij Socialiste, po shkon drejt fitores së 169 vendeve në parlament, pesë më shumë se në zgjedhjet e kaluara, por ende pa arritur shumicën absolute.
Socialistët arritën të fitojnë 169 vende në parlamet nga 153 të partisë Popullore.
Vendet e mbetura i morën partitë e vogla rajonale si ajo baske apo parti të vogla katalanase.
Duke qënë se ekonomia ishte çështja kryesore, zoti Zapatero pritet të fillojë mandatin e tij të ri, duke njoftuar masa për forcimin e ekonomisë dhe krjimin e vëndeve të reja të punës.
Çështjet e zgjedhjeve
Rreth 35 milionë spanjollë votuan të dielën për të zgjedhur 350 deputetët e Dhomë së Ulët të parlamentit nga e cila del edhe qeveria e re.
Gara ishte mjaft e ngushtë që para votimit. Çështjet që dominuan fushatën ishin ekonomia, papunësia, imigrimi dhe natyrisht edhe terrorizmi.
Vetëm dy ditë para votimit, një ish-këshilltar i PS-së të kryeministrit Luis Zapatero u vra në qytetin bask, Mondragon.
"Për mendimin tim gjëra të rëndësishme janë çështjet sociale, shëndeti pensioni," thotë një votues spanjoll.
"Për mua çështja më e rëndësishme është imigrimi, mendoj se shumë njerëz nga Amerika Latine dhe afrika kanë ardhur në Spanjë," thotë një tjetër.
"Duhet të ketë një reformë të plotë të mënyrës se si zhvillohet industria e ndërtimit këtu në Spanjë, kreditë për shtëpi janë shumë të larta, pagat shumë të ulta dhe shkalla me të cilën rriten pagat është shumë e vogël ose mos ekzistuese," thotë një votues tjetër.
Sfidat e qeverisë
Ministri i Financave të qeverise rajonale katalonase, Antoni Castellas, thotë se ekonomia, papunësia, emigracioni janë sfidat e qeverisjes në të ardhmen.
"Ekonomia është sfide e madhe por kjo është sfide që do të manaxhohet si duhet në të ardhmen," tha zoti Castellas për BBC-në.
"Ne kemi sfidën e shtetit model, të kemi mundësi të kemi situatë të qëndrueshme që lejon Spanjën të pranojë veten si shtet me shumë përbërës," tha ai.
Analistët thonë se përsa i përket politikës së jashtme dhe çështjes së Kosovës shumë besojnë se ndoshta Spanja mund të zbuss disi qëndrimin tani pas zgjedhjeve.
Profil i Zapateros
Lusi Rodrgigues Zapatero do të qëndrojë edhe për katër vjet në pushtet pasi fitoi papritur zgjedhjet katër vjet më parë.
Nipi i një oficeri të ushtrisë republikane që u qëllua për vdekje gjatë luftës civile, zoti Zapatero u bë anëtar i PS-së spanjolle që kur ishte adoleshent në 1979.
Ai eci në karierë brenda partisë me shpjetësi dhe u bë deputeti më i ri në Spanjë në vitin 1986.
Në kohën kur u vu në krye të partisë në viti 2000, partia kishte probleme nga më të ndryshmet dhe ishte e ndarë.
Ai u shpreh kundër luftës në Irak duke kritikuar Partinë Popullore konservatore.
Dhe në vitin 2004 ishin sulmet me bomba në Madrid dhe menaxhimi i krizës nga qeveria konservatore që rritën indijatën e spanjollëve ndaj partisë në fuqi që i dha mundësi partisë Socialiste të marrë frenat e pushteti.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj