Spanjollët votojnë për parlamentin e ri
Rreth 35 milionë spanjollë do të votojnë për të zgjedhur 350 anëtarët e parlamentit.
Partia Socialiste në pushtet e Jose Luis Zapateros është përballë Partisë konservatore Popullore të Mariano Rajoy-t.
Sondazhet e deritanishme i japin një fitore të ngushtë socialistëve.
Partia Socialiste e kryeministrit Zapatero shpreson të vazhdojë të qëndrojë në pushtet për një mandat të dytë.
Në Spanjë janë forcuar masat e sigurisë, pas vrasjes së një këshiltari socialist ditën e premte.
Ngjarja ndodhi në qytetin e vogël Mondragon.
Gjatë gjithë ditës së shtunë, spanjollët mbajtën zi për këshilltarin socialist.
Në Bilbao dhe San Sebastin, dy qytete të rëndësishme në zonën baske, njerëzit u mblodhën jashtë bashkive dhe mbajtën një minutë heshtje për zotin Carrasco, si dhe dënuan ETA-n, të cilën ata e bëjnë përgjegjëse për vrasjen.
Megjithatë, askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.
Të premten partitë anuluan të gjitha aktivtetetet elektorale në shenjë proteste ndaj atentatit.
Dënimi i sulmit ishte i menjëhershëm.
Unë isha në një prej kafeneve të Barcelonës duke biseduar me njërin prej aktivistëve dhe anëtarëve të PSOE kur atij i erdhi një mesazh që e njoftonte se njëri prej këshilltarëve të partisë së tij ishte vrarë.
Fillimisht ai mbeti pa fjalë dhe më pas tha se nuk mund të kuptonte se çfarë do të arrinte ETA me këtë.
Por pyetja që shtrohet në këto prag zgjedhjesh është së cfarë ndikimi do të ketë ky sulm mbi rezultatin e zgjedhjeve.
Spanja ka qenë nën masa të larta sigurie, pas shqetësimeve për sulme me bomba nga grupi separatist bask ETA, që i dha fund një zjarrpushimi ne qershor të vitit 2006 pas dështimit të bisedimeve.
Në dhjetor 2006 dy vetë u vranë nga shprëthimi i një bombe në aeroportin e Madridit.
Madje, në ditët e fundit para zgjedhjeve ETA iu bëri thirrje përkrahësve të saj që t'i bojkotonin zgjedhjet sepse "ato përfaqësojnë një periudhë të re represioni."



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj