24 ore lajme: Bild ministri i parë i jashtëm që viziton Kosovën Bild ministri i parë i jashtëm që viziton Kosovën ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 08 March, 2008 09:26:00 Ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bild (Carl Bildt) po qëndron për vizitë në Pristhinë ku edhe zyrtarisht njoftoi autoritetet se Suedia e njeh shetin e Kosovës. Carl Bild, pas takimeve që zhvilloi me udhëheqësit vendor tha se pavarësia ishte e lehtë, ndërsa tash vjen pjesa më e vështirë, ajo e ndërtimit të një shteti funksional. Ai tha se Kosova duhet të jetë një shtet i të gjithë qytetarëve që jetojnë atje, ndonëse për këtë kërkohet më shumë kohë. Ministri i jashtëm i Suedisë pohon se duhet krijuar një ekonomi stabile, duhet inkurajuar integrimin në rajon dhe në strkturat e BE-së. Ky është çelësi kryesor për një paqe dhe prosperitet afatgjatë për tërë rajonin e ballkanit. Karl Bild, është ministri i parë i Jashtëm i një shteti që viziton Kosovën pas shpalljes së pavarësisë.