24 ore lajme: Sarkozi jep hollësi për unionin e Mesdheut Sarkozi jep hollësi për unionin e Mesdheut ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 06 March, 2008 07:15:00 Një javë para samitit të kryetarëve të shteteve të BE-së presidenti francez, Nicolas Sarkozi, ka përmendur hollësi për unionin e Mesdheut të favorizuar prej tij. Sipas tij unioni do të ketë një drejtim të dyfishtë. Njëri president do të jetë nga vendet e veriut, tjetri nga vendet e jugut të Mesdheut, tha Sarkozi në një intervistë. Të gjitha vendet e BE-së dhe të Mesdheut mund të hyjnë në union. Samiti i parë do të zhvillohet në mes të korrikut. Përkundër qëndrimit gjerman Sarkozi këmbëngul për rolin e veçantë të shteteve të Mesdheut. Presidencën mund ta kenë vetëm ata vende që, shtrihen në Mesdhe, shtoi presidenti. Qeveria gjermane nga ana e saj këmbëngul që në unionin e Mesdheut të jenë të barabartë të gjithë shtetet e BE-së.