24 ore lajme: Mbreteria e Suedise e njohu Kosoven shtet sovran dhe te pavarur Mbreteria e Suedise e njohu Kosoven shtet sovran dhe te pavarur ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 04 March, 2008 04:40:00 Suedia e njohu sot Kosovën shtet të pavarur, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, pas takimit që pati kryeministri suedez Fredrik Reinfeldt me shefin e diplomacisë Karl Bilt. Një nga arsyet e njohjes së Republikës së Kosovës nga Suedia është se Kosova që nga viti 1999 ishte nën pretektoratin e Kombeve të Bashkuar dhe se faktikisht nuk ishte pjesë e sovranitetit të Serbisë. Pas Danimarkës Suedia është vendi i dytë skandinav që njohu Kosovën e pavarur, ndërkohë që këtë pritet ta bëjnë edhe Finlanda, Norvegjia dhe Islanda.