24 ore lajme: Princi Harry kthehet në Britani Princi Harry kthehet në Britani ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 01 March, 2008 08:35:00 Nipi i Mbretëreshës Elisabet, Princi Harry, është kthyer në atdhe nga Afganistani ku ai shërbeu me forcat britanike në luftë kundër talebanëve. Vendimi për t'u tërhequr u mor nga Ministria e Mbrojtjes në Londër pasi media bëri të ditur se ai ishte në Afganistan. Princi e priti në aeroport i jati Princi Çarlls dhe vëllai i madh, Princi Uilliam. Princi Çarlls tha se ishte i lumtur që i biri i tij ishte kthyer dhe se ishte shumë krenar për misionin e tij në Afganistan.