Faqja e Pare | Bota | Europa | Shpigel": Njohja e Kosovës shkaktoi kontest në "koalicionin e gjërë"

Shpigel": Njohja e Kosovës shkaktoi kontest në "koalicionin e gjërë"

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

 Vendimi i Qeverisë federale në Berlin për ta njohur pavarësinë e Kosovës shkaktoi "pakënaqësi dhe kontest të rëndë" në koalicionin e gjërë të kancelares Angela Merkel, shkruan sot javorja politike gjermane "Shpigel".

"Në çështjen kosovare ekzistonin vetëm dy vendime të këqija..., ndërsa njohja e Kosovës është njëra nga ato", deklaroi, siç transmeton "Shpigel", eksperti për politikë të jashtme i Partisë Socialdemokrate (SPD) Nils Anen.

Eksperti për Ballkanin, gjithashtu nga radhët e SPD-së, Johanes Jung, sipas "Shpigel", ka shprehur dyshim se Kosova do të mund të bëhet shtet, i aftë për jetë.

"Shpigel" shkruan se të mërkurën e kaluar në takim të Komisionit parëamentar për politikë të jashtme janë shfaqur shumë dyshime të socialdemokratëve, kur bëhet fjalë për Kosovën.

Zëdhënësi i SPD-së për çështje të politikës së jashtme, Gert Vajskirhen, sipas javores gjermane, e ka shënuar Kosovën si "shtet mafioz", por siç theksohet, pas protestës së deputetëve të tjerë, është tërhequr.

Në të njëjtën kohë Vajskirhen e ka sulmuar bllokun demokristian të kancelares Merkel për shkak të raportit ndaj Partisë Demokratike të Serbisë, duke kërkuar prej tyre "haptazi dhe qartë" ta kritikojnë Vojisllav Koshtunicën, i cili, sipas vlerësimeve të këtij politikani gjerman, bart përgjegjësi për trazirat në Beograd dhe për sulmin ndaj ambasadës gjermane.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0