Merkel premton rimëkëmbje
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se prioriteti i mandatit të saj të dytë do të jetë rikthimi i prosperitetit në ekonominë më të madhe të Evropës pas recesionit më të rëndë që prej luftës së dytë Botërore.
Zonja Merkel, që u rikthye në pushtet pas zgjedhjeve të përgjithshme ditën e djelë, tani do të fillojë negociatat me Demokratët e Lirë që janë pro biznesit.
Ajo beson se koalicioni mes atyre dhe bllokut të saj të qendrës së djathtë (CDU-CSU) ofron një shans më të mirë për rimëkëmbjen e ekonimisë.
Një fjalimin e saj të fitores, zonja Merkel tha se mbrojtja dhe krijimi i vendeve të punës do të jetë parimi i saj kryesor.
Partnerët e saj të mëpëarshëm të koalicionit, Socialdemokratët e qendrës së majtë, do të kalojnë në opozitë pas performancës më të dobët prej dekadash.
Pas shtysës që ka marrë nga rezultati i zgjedhjeve, kancelarja Merkel nuk po humbet kohë.
Ditën e hënë, ajo do të vendos një datë për bisedimet për koalicionin me partnerët e saj.
Udhëheqësi i Demokrateve të Lirë, Guido Westerwelle mund të zëvendësojë shumë shpejt socialdemokratin e mundur, Frank Walter Steinmeier për t'u bërë i parë ministër që e deklaruar hapur që është homoseksual.
Por testi më i madh është ekonomia dhe qeveria e ardhshme e qendrës së djathtë do të duhet të kthejë në binarë eksportuesin më të madh të botës, pas Kinës.
Të dyja partitë kanë premtuar ulje të taksave, por me një defiçit të lartë buxhetor, premtimi duket i vështirë.
Misioni jopopullor në Afganistan, ku Gjermania ka mbi katërmijë ushtarë, do të jetë në krye të axhendës, megjithëse asnjë nuk ka premtuar ndonjë datë për tërheqjen.
Në mbarë BE-në, rizgjedhja e Angela Merkelit u përshëndet, por mund të përbëj një tjetër zhgënjim për shpresat e Turqisë për t'iu bashkuar ndonjëherë klubit.

Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |
Vlereso artikullin

del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg

Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj