Faqja e Pare | Bota | Europa | Lakuriqesia ne pune rrit moralin

Lakuriqesia ne pune rrit moralin

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font

Të punësuarit në një agjenci për marketing dhe dizajn në Nju-Kasëll, në Britani të Madhe, kanë vendosur që një ditë në javë të punojnë krejt lakuriq për të ngritur moralin dhe përmirësimin e gjendjes shpirtërore.

Pas largimit të gjashtë njerëzve nga puna, psikologu për punë David Taylor u ka thënë se nëse instalohet dita e premte si ditë pune pa rroba do të kontribuonte në ngritjen e shpirtit ekipor.

"Me heqjen e rrobave të punësuarit do të heqin edhe frenimet e tyre fiziologjike dhe do të mund të flasin më hapur dhe më me sinqeritet. Kjo ndoshta tingëllon bizare, por është efikase", ka thënë Taylor, duke shtuar se kjo është mënyra më e mirë për shprehjen e besimit në vete dhe të tjerët.

Psikologut i është dashur një javë kohë për fituar ndaj turpit dhe këmbënguljes të punësuarve dhe t’i inkurajoj që të heqin rrobat e veta nga trupi.

Vetëm dy nga të punësuarit kanë vendosur të mos heqin të brendshmet e poshtme, derisa udhëheqësja e agjencisë ka qenë gruaja e vetme e cila është zhveshur komplet.

"Në fillim kam qenë shumë e nervozuar, por më pas jam ndier shumë mirë. Kjo me të vërtetë na ka ndihmuar të flasim më hapur dhe sinqerisht sesa kurdoherë më parë. Firma me të vërtetë ka përparuar", ka thënë ajo për mediat lokale

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0