Faqja e Pare | Bota | Europa | Gjykata e Kombeve te bashkuara e shpalli te pafajshem ish ministrin Boshkovski

Gjykata e Kombeve te bashkuara e shpalli te pafajshem ish ministrin Boshkovski

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte shpalli të pafajshëm ish-Ministrin e Brendshëm të Maqedonisë, lidhur me akuzat për përgjegjësi në sulmin e vitit 2001 ndaj një fshati të banuar me shqiptarë, nga i cili mbetën 7 të vdekur.

Gjykata e Hagës shpalli të pafajshëm zotin Ljube Boshkovski, por dënoi me 12 vjet burgim komandantin e operacionit, Johan Tarçulovski.

Prokurorët i kishin akuzuar të dy ata për vrasje, shkatërrim pa kriter dhe trajtim mizor të banorëve të fshatit Luboten. Ata thanë se njësia nën komandën e Tarçulovskit keqtrajtoi dhjetëra vetë dhe dogji e shkatërroi shumë shtëpi.

Avokatët mbrojtës, në argumentat e tyre theksuan se aktet e policisë ishin të justifikueshme në përgjigje të sulmeve terroriste të luftëtarëve shqiptarë. 

Agjencia maqedonase e lajmeve tha se avokati i zotit Tarçulovski do ta apelojë vendimin

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Nentore, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Vlereso artikullin
0