Horror ne Londer: vriten dy studente franceze
Duket si nje histori horrori, por nuk bëhet fjalë për një film. dy studentë francezë, 23-vjeçare, Loro Bonomo dhe Gabriel Ferez, janë vrarë barbarisht në Londër, aty ku banonin përkohësisht në kuadër të një programi shkollor. Policia gjeti trupat e tyre me të çara thike në kokë dhe qafë në një apartament në juglindje të kryqytetit britanik. Fillimisht u thirrën zjarrfikësit për të shuar zjarrin në ndërtesë. Më pas, policia gjeti trupat e dy të rinjve, të cilët ishin të lidhur dhe u ishte vënë flaka. Agjentët e policisë thonë se dy francezët janë vrarë në mënyrë të tmerrshme dhe kanë bërë thirrje që dëshmitarët e mundshëm të paraqiten vullnetarisht në polici. Nuk përjashtohet hipoteza që vrasësi të ketë gabuar shënjestër, ndërsa hetuesit deri tani konfirmojnë se bëhet fjalë për një person të vetëm. Më e keqja është se qe të dy 23-vjeçarët ishin të fejuar dhe gati për të krijuar familje. Dhimbja e të afërmve nuk mund të përshkruhet.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj