Faqja e Pare | Bota | Europa | Haga transferon Haradin Balën në Francë për kryerjen e dënimit

Haga transferon Haradin Balën në Francë për kryerjen e dënimit

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Haradin Bala

Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës transferoi një nga ish-udhëheqësit e UÇK-së, Haradin Bala në Francë, për të vuajtur dënimin prej 13 vjetësh për kryerjen e krimeve gjatë konfliktit të viteve 1990.

Në vitin 2005 gjykata e shpalli zotin Bala fajtor për tortura dhe vrasje të të burgosurve serbë në kampin e Lapushnikut në Kosovë. Por gjykata çliroi nga akuzat dy të tjerë, Fatmir Limajn dhe Isak Musliun.

Shtatorin e kaluar, dhoma e apelit e mbajti në fuqi vendimin e parë. Të tre ata ishin anëtarët e parë të UÇK-së që u gjykuan për krime lufte. Gjykata e Hagës ka ngritur padi ndaj 151 personave për vepra të ndryshme penale gjatë konflikteve të Ballkanit. Proceset 113 prej tyre kanë përfunduar.//

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Nentore, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Vlereso artikullin
0