Gjykata e Hagës liron përkohësisht dy ish zyrtarë të Kosovës
Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës autorizoi lirimin në pritje të gjyqit të një ish-ministri të Kosovës dhe bashkëpunëtorit të tij, të akuzuar se kanë bërë presion ndaj një dëshmitari në një proces tjetër gjyqësor.
Ish-ministri për Kulturën, Sportin dhe Rininë Astrit Haraçija dhe ish-këshilltari i tij Bajrush Morina kanë deklaruar pafajësinë në lidhje me akuzat se janë përpjekur të bindin një person që të mos dëshmojë kundër ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Dëshmitari e mori fjalën, por gjykatësit vunë në dukje se kishte pasur vështirësi të konsiderueshme për marrjen e dëshmive nga një numër dëshmitarësh para se të shpallnin të pafajshëm zotin Haradinaj dhe një bashkëpunëtor të tij muajin e kaluar.
Në zhvillime të tjera, gjykata njoftoi transferimin e komandantit kroat të Bosnjës Vinko Martinoviç në Itali për të vuajtur dënimin me 18 vjet burg për krime kundër myslimanëve në zonën përreth Mostarit në pjesën jugore të Bosnje-Hercegovinës. Gjykata e dënoi Martinovicin para pesë vjetësh dhe shkalla e apelit e konfirmoi vendimin në vitin 2006.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj