Faqja e Pare | Bota | Europa | Vendet evropiane ofrojnë udhëtim pa viza për qytetarët serbë

Vendet evropiane ofrojnë udhëtim pa viza për qytetarët serbë

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Shtatëmbëdhjetë vende evropiane kanë rënë dakord që t’u ofrojnë qytetarëve serbë udhëtim pa viza në përpjekje për të fuqizuar partitë pro-evropiane në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Serbi.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme franceze thuhet se 17 vende vendosën t’u ofrojnë lehtësi për udhëtime të gjithë qytetarëve serbë që plotësojnë kërkesat admininistrative.

Zyrtarë serbë dhe të Bashkimit Evropian nënshkruan javën e kaluar një marrëveshje për marrëdhënie më të ngushta dypalëshe. I dërguari i BE-së Zhak Barrot do të shkojë në Beograd nesër për bisedime mbi këtë ofertë.

Zgjedhjet e së dielës do të vendosin  përballë njëri-tjetrit përkrahësit e marrëdhënieve më të ngushta me Evropën dhe nacionalistët e indinjuar nga mbështetja perëndimore për pavarësinë e Kosovës. Nacionalistët duan lidhje më të ngushta me aleaten tradicionale të Serbisë, Rusinë, që nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës.

Komente (1 vendosur):

osama barak ne 06 May, 2008 01:41:30
avatar
me kete rast eshte menduar dhe per serbet e kosoves qe largimi tu behet sa me i lehte.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0