24 ore lajme: BE mirëpret ndryshimet në ligjin e ri tëTurqisë mbi lirinë e fjalës BE mirëpret ndryshimet në ligjin e ri tëTurqisë mbi lirinë e fjalës ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 30 April, 2008 04:13:00 Bashkimi Evropian e mirëpriti një votim në Parlamentin e Turqisë për miratimin e ndryshimeve ndaj një ligji që kufizon lirinë e fjalës. Presidenca e Bashkimit Evropian, që aktualisht mbahet nga Sllovenia, e cilësoi votimin “një hap konstruktiv drejt sigurimit të lirisë së shprehjes”. Presidenca e Bashkimit po ashtu tha se pret me kënaqësi zbatimin e efektshëm të ndryshimeve. Sot, Parlamenti i Turqisë votoi me 250 vota pro dhe 65 kundër për ndryshimin e një neni të kodit penal, që e cilëson krim fyerjen e identitetit turk. Megjithatë, varianti i ri cilëson krim “fyerjen ndaj kombit turk”. Po ashtu, ligji i ri e pakëson dënimin maksimal për këtë çështje nga tre në dy vjet. Bashkimi Evropian e kishte kritikuar variantin e mëparshëm të ligjit