Faqja e Pare | Bota | Europa | BE mirëpret ndryshimet në ligjin e ri tëTurqisë mbi lirinë e fjalës

BE mirëpret ndryshimet në ligjin e ri tëTurqisë mbi lirinë e fjalës

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Kryeministri turk Taip Erdogan

Bashkimi Evropian e mirëpriti një votim në Parlamentin e Turqisë për miratimin e ndryshimeve ndaj një ligji që kufizon lirinë e fjalës.

Presidenca e Bashkimit Evropian, që aktualisht mbahet nga Sllovenia, e cilësoi votimin “një hap konstruktiv drejt sigurimit të lirisë së shprehjes”. Presidenca e Bashkimit po ashtu tha se pret me kënaqësi zbatimin e efektshëm të ndryshimeve.

Sot, Parlamenti i Turqisë votoi me 250 vota pro dhe 65 kundër për ndryshimin e një neni të kodit penal, që e cilëson krim fyerjen e identitetit turk. Megjithatë, varianti i ri cilëson krim “fyerjen ndaj kombit turk”. Po ashtu, ligji i ri e pakëson dënimin maksimal për këtë çështje nga tre në dy vjet. Bashkimi Evropian e kishte kritikuar variantin e mëparshëm të ligjit

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0