Frikë nga efekti domino - Pavarësia e Kosovës dhe lëvizjet separatiste në BE
Shpallja e pavarësisë së Kosovës ngjall shqetësime për mundësinë e një efekti domino në një Evropë, e cila nga vendi i baskëve në Spanjë deri në Flandër dhe Skoci përballet me lëvizje separatiste. Spanja e konfrontuar me dëshirën e fortë separatiste në vendin e baskëve dhe në Katalonjë ka bërë ndërkohë të ditur se nuk do të njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Motivi i këtij refuzimi është mungesa e konsensusit evropian, stabiliteti i Ballkanit dhe respekti i së drejtës ndërkombëtare.
Spanja është e kujdesshme të mos lidhë zyrtarisht opozitën e saj ndaj pavarësisë së Kosovës me problemet e brendshme baske dhe katalane. Por një burim pranë qeverisë pranon se Kosova është për Spanjën një temë delikate, shumë e helmuar. "Qeveria spanjolle nuk i vlerëson deklaratat e njëanshme të pavarësisë", deklaroi të martën (12.02) në Madrid ministri spanjoll i mbrojtjes Hose Antonio Alonso.
Aspirantët baskë dhe katalanë të pavarësisë e ndjekin nga afër çështjen e Kosovës. ETA përdori shembullin e Kosovës në fillim të janarit për të nënvizuar se lufta e saj për pavarësinë e vendit të baskëve, që u ka kushtuar jetën 800 vetëve nuk është një utopi.
Por ministri spanjoll i mbrojtjes theksoi dhe njëherë të martën se situata në Ballkan është specifike dhe nuk mund të aplikohet në asnjë vend të Bashkimit Evropian.
Në Belgjikë partia nacionaliste NVA (Aleanca e Re Flamande) e afërt me kryeministrin e mundshëm të ardhshëm kristian-demokratin Iv Lëterm duke iu referuar Kosovës vlerëson se "e drejta e popujve për vetëvendosje është thelbësore." Ai i bën thirrje Belgjikës të mbështesë pavarësinë e Kosovës një perspektivë kjo aspak e pëlqyeshme për frankofonët belgë, të cilët kanë deklaruar se i druhen një efekti domino.
Në Skoci, partia nacionale skoceze që drejton qeverinë rajonale që prej majit 2007 është angazhuar për organizimin e një referendumi për pavarësinë në vitin 2010.
Në Skoci "asnjë person nuk ka vdekur në betejën për apo kundër pavarësisë" i deklaroi agjensisë së lajmeve kryeministri i saj Aleks Salmond. E vetmja këshillë që u japim vendeve të tjera është të gjejnë një mënyrë demokratike dhe fare paqësore për të arritur qëllimet dhe objektivat



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj