Faqja e Pare | Bota | Europa | Bashkimi Europian zgjeron zonen e udhetimit te lire

Bashkimi Europian zgjeron zonen e udhetimit te lire

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Duke filluar nga sot, zona e lëvizjes së lirë në Bashkimin Europian, u zgjerua me 9 vende të tjera, shumica nga ish- blloku komunist. Që nga mesnata, kontrollet kufitare u hoqën në Maltë dhe në 8 vende të Europës Qëndrore dhe Lindore: Polonia, Republika Çeke, Estonia, Letonia, Lituania, Hungaria, Sllovakia dhe Sllovenia; të gjitha këto shtete që u anëtarësuan në Bashkimin Europian 4 vjet më parë.

E ashtu-quajtura ”Zonë e Shengenit”, në të cilën nuk kërkohen viza apo pasaporta për të kaluar kufirin tokësor, ajror dhe detar, tani mbulon 24 shtete dhe 400 milion njerëz. Në këtë zonë përfshihen dhe Islanda, Norvegjia dhe Zvicra të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa Britania dhe Irlanda nuk i janë bashkuar Shengenit dhe preferojnë të mbajnë ende rregullat e tyre kufitare.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
1.00