Ekonomia

AMF-Pagesat e dëmeve rriten me 18.6 %

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-mars 2015 u rritën me 18.61% krahasuar me periudhën janar-mars 2014.

Sipas raportit më të fundit të publikuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, AMF, pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 477 milionë lekë, apo 67.57% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Autoritetet kanë bërë të ditur se paralelisht me stabilizimin e primeve të shitjes së produktit MTPL në treg, është punuar edhe me stabilizimin e procesit të pagimit të dëmeve, sidomos të dëmeve të prapambetura në kuadër të dëmeve që trajtohen nga Byroja Shqiptare e Sigurimit.

Referuar statistikave të AMF-së, dëmet e krijuara gjatë vitit 2014 arrijnë në vlerën totale prej rreth 18.4 milionë lekë dhe prej kësaj shume dëmet e paguara arrijnë në rreth 6 milionë lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button