Europa

Presidenti Napolitano dëshmon në një mega proces mbi mafien

ee752Presidenti italian, Giorgio Napolitano, do të dëshmojë sot në mëngjes, me dyer të mbyllura, në kuadrin e një procesi historik mbi dyshimin mbi negociata të fshehta në fillim të viteve 1990 mes shtetit dhe mafias siçiliane.

Procesi u hap në maj 2013 në Palermo për të zbardhur këto negociata të drejtuara nga përgjegjës qeveritarë për t’i dhënë fund një serie atentatesh të përgjakshme në këmbim të kushteve më të mira të burgimit për disa mafiozë.

Sipas akuzës, këto negociata sekrete filluan pas vrasjes së deputetit Salvo Lima në pranverë të vitit 1992 dhe u intensifikuan pas vrasjes së gjyqtarëve antimafia Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në muajt në vijim.

Dhjetë persona, mes të cilëve edhe ministri i Punëve të Brendshme në atë epokë, Nicola Mancino, si dhe shefi mefioz i burgosur, Toto Riina, janë në bankën e të akuzuarve.

Në moshën 89 vjeçare dhe shumë i respektuar në Itali, Napolitano ishte në epokë president i Dhomës së Deputetëve dhe nuk dyshohet për asnjë implikim në negociatat sekrete.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button