Faqja e Pare | Bota | Amerika | Bush: SHBA në një periudhë të vështirë ekonomike

Bush: SHBA në një periudhë të vështirë ekonomike

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Presidenti Bush pohoi se Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një periudhë të vështirë ekonomike, por shprehu gjithashtu optimizëm se ekonomia do të rimëkëmbet. Presidenti i bëri komentet në një takim të Klubit Ekonomik të premten në Nju Jork. Ai e mbajti këtë fjalim në një kohë kur dollari amerikan ka shënuar një nivel të ulët rekord dhe kur çmimet e naftës dhe arit kanë vazhduar të rriten.

Presidenti pohoi se ka pasur ngadalësim të ritmeve të rritjes ekonomike, se ka rënë vlera e shtëpive dhe se çmimet e gazit dhe ushqimeve janë rritur. Por zoti Bush shprehu besimin se Shtetet e Bashkuara kanë marrë masa të rëndësishme që do të ndihmojnë për ta ndryshuar këtë prirje. Presidenti foli për një paketë me stimuj ekonomikë, ulje në normave të interesave dhe ndihma për institucionet në vështirësi.

Një ligjvënës demokrat me peshë kritikoi më pas Presidentin, duke thënë se fjalimi i tij provon se zoti Bush nuk është në dieni të pikëpamjeve që kanë amerikanët dhe ekspertët për gjendjen ekonomike. Senatori Charles Schumer, anëtar i Komisionit të Senatit për Financat, shtoi se Presidenti nuk është treguar agresive në përgjigjen e tij ndaj shqetësimeve ekonomike, duke e vështirësuar më tej rimëkëmbjen e ekonomisë.

Komente (4 vendosur):

Ekrem A. ne 14 March, 2008 08:06:29
avatar
O President i BOTES,o njeri i Kosoves,eja bre pak edhe ne Kosove se vallahin te duam shume,ama teper shume!Faleminderit AMERIKE!
Bedriu ne 15 March, 2008 12:41:37
avatar
Aiiii zoti Bush a per ekonomi e ki a , hajt mos ni veq hajde ne kosov se na ta nreqim ekonomin se edhe na Shiptart jemi si Jahudit pare kemi boll edhe dim me udheheq ekonomin..
iliromaqedon ne 15 March, 2008 02:22:19
avatar
Rrnote Shqypnia e madhe Rrnofte Populli Ilir.... Jetë të gjatë miqve tane Mysliman ose Hristijan , vdekje armiqëve çë fare që të janë....
Beni ne 15 March, 2008 03:32:53
avatar
mos ki dert zotri kryetar i amerikes nese don ta nxerr ameriken nga kriza ekonimike ateher te kisha keshilluar qe ta bejsh nje kerkes tek qeverija e kosoves dhe bosoj qe dote japin donacione per ekonomin amerikane

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0