24 ore lajme: Jep doreheqjen governori i Nju Jorkut i perfshire ne nje skandal seksi Jep doreheqjen governori i Nju Jorkut i perfshire ne nje skandal seksi ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 12 March, 2008 09:07:00 Governor Eliot Spitzer dha sot doreheqjen nga detyra pas skandalit qe perfshiu dia dite gjithe shtypin amerikan ne lidhje me shpenzimet e disa mijera dollareve ne marredheniet me vajza seksi te incizuara rastesisht.Ai tha se nuk mund te lejonte qe ndjenjat e tij private te shkaterronin punen e njerezve qe punonin. Governori i Nju Jorkut Spitzer doli sot ne nje konference shtypi ne Manhatan. Ne krah te tij qendronte e shoqja Linda. Spitzer, 48 vjec eshte baba i tre vajzave . Ai beri deklaraten e doreheqjes dhe u largua pa pranuar t'i pergjigjej ndonje pyetjeje. Spitzer do te zevendesohet nga zevendes governori David Paterson. Me kete rast Nju Jorku do te mbaje disa rekorde: Se pari, do te kete te parin governor zezak ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, se dyti do te kete te parin governor te verber, pasi zoti David Paterson eshte i verber. Ai gjithashtu do te jete i pari njeri ne detyre te larte te shtetit me aftesi te kufizuara qe nga koha e presidentit Rusvelt. Skandali shpertheu te henen kur zoti Spitzer shpenzoi disa mijera dollare ne Uashinton hotel nje nate perpara shen Valentinit. Punonjesit e ligjit theksuan ne dokumentat e gjyqit se ai ishte personi i identifikuar si " Klient 9 " i cili pagoi disa mijera dollare per nje nate ne Uashington hotel per nje prostitute me emrin Kristen. Gjykata kishte urdheruar pergjimin e telefonit te sherbimit te vajzave te shoqerimit nen dyshimin se pas ketij aktiviteti fshihej nje veprimtari prostitucioni