Jep doreheqjen governori i Nju Jorkut i perfshire ne nje skandal seksi
Governor Eliot Spitzer dha sot doreheqjen nga detyra pas skandalit qe perfshiu dia dite gjithe shtypin amerikan ne lidhje me shpenzimet e disa mijera dollareve ne marredheniet me vajza seksi te incizuara rastesisht.Ai tha se nuk mund te lejonte qe ndjenjat e tij private te shkaterronin punen e njerezve qe punonin.
Governori i Nju Jorkut Spitzer doli sot ne nje konference shtypi ne Manhatan. Ne krah te tij qendronte e shoqja Linda. Spitzer, 48 vjec eshte baba i tre vajzave .
Ai beri deklaraten e doreheqjes dhe u largua pa pranuar t'i pergjigjej ndonje pyetjeje.
Spitzer do te zevendesohet nga zevendes governori David Paterson.
Me kete rast Nju Jorku do te mbaje disa rekorde: Se pari, do te kete te parin governor zezak ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, se dyti do te kete te parin governor te verber, pasi zoti David Paterson eshte i verber. Ai gjithashtu do te jete i pari njeri ne detyre te larte te shtetit me aftesi te kufizuara qe nga koha e presidentit Rusvelt.
Skandali shpertheu te henen kur zoti Spitzer shpenzoi disa mijera dollare ne Uashinton hotel nje nate perpara shen Valentinit.
Punonjesit e ligjit theksuan ne dokumentat e gjyqit se ai ishte personi i identifikuar si " Klient 9 " i cili pagoi disa mijera dollare per nje nate ne Uashington hotel per nje prostitute me emrin Kristen. Gjykata kishte urdheruar pergjimin e telefonit te sherbimit te vajzave te shoqerimit nen dyshimin se pas ketij aktiviteti fshihej nje veprimtari prostitucioni
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj