24 ore lajme: Obama shënon edhe një fitore për nominim presidencial, në shtetin Misisipi Obama shënon edhe një fitore për nominim presidencial, në shtetin Misisipi ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 12 March, 2008 02:27:00 Senatori Barak Obama ka fituar në shtetin e Misisipit për të marrë nominimin e Partisë Demokratike për president të SHBA-ve. Rezultatet tregojnë se Obama ka fituar 59 përqind të votave, ndërsa senatorja Hillari Klinton 39 përqind. Rezultatet rrisin diferencën e Obamas në konkurrencën për delegatët që do të zgjedhin të nominuarin e Partisë Demokratike për president.