Çmimi Ndërkombëtar për Gra të Guximshme
Sekretarja amerikane e Shtetit Kondolisa Rajs dhe Nënsekretarja e Shtetit për Demokraci dhe Çështje Globale, Paula Dobriansky shënuan sot Ditën Ndërkombëtare të Gruas për vitin 2008 me ndarjen e Çmimit Ndërkombëtar për Gra të Guximshme.
Këtë vit me Çmimin Ndërkombëtar për Gra të Guximshme u nderuan gra nga Kosova, Afganistani, Fixhi, Iraku, Pakistani, Autoriteti Palestinez, Paraguai dhe Somalia, për rolin që kanë luajtur për transformimin e shoqërive të tyre dhe ndikimin frymëzues në komunitetin ndërkombëtar.
Valdete Idrizi shqiptare nga Kosova, një nga gratë që u nderuan sot me këtë çmim, vetë e shpërngulur nga konflikti, është aktive në zonat me banorë serbë në Kosovën veriore ku drejton projekte për gra dhe të rinj me synimin për të ripajtuar dhe për të sjellë paqen ndërmjet komuniteteve të ndryshme etnike.
Çmimi Ndërkombëtar për Gra të Guximshme është i vetmi vlerësim që jep Departamenti i Shtetit për gra që kanë marrë role udhëheqëse në botë. Ky vlerësim shihet si një mundësi unike për diplomacinë transformuese për çështjet e gruas.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj