Faqja e Pare | Bota | Amerika | Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut akuzohet për prostitucion

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut akuzohet për prostitucion

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut u kërkoi falje publike zgjedhësve dhe familjes së tij pas botimit nga gazeta “The New York Times” të një shkrimi që e lidhte me një rrjet prostitucioni.

Zoti Spitzer kërkoi falje sot në një fjalim të shkurtër, ndërkohë që bashkëshortja qëndronte pranë tij. Ai nuk përmendi shkrimin e gazetës dhe as nuk shpjegoi se pse po kërkonte falje duke u shprehur se kjo ishte “çështje personale”. Zoti Spitzer tha se kishte shkelur detyrimet ndaj familjes dhe “çdo logjikë që ndan të drejtën nga e gabuara”.

Gazeta Nju Jork Tajms njoftonte në faqen e saj të internetit se zoti Spitzer, demokrat, ishte zbuluar nëpërmjet një përgjimi nga shërbimet federale muajin e kaluar, duke bërë plane për t’u takuar me një grua në Washington, D.C. Gazeta shkruante se përgjimi ishte bërë gjatë një hetimi për një rrjet prostitucioni i njohur si Emperos Club VIP.

Udhëheqësi republikan në legjislaturën e shtetit të Nju Jorkut, Xhejms Tedisko, bëri thirrje për dorëheqjen e zotit Spitzer

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0