Faqja e Pare | Bota | Amerika | SHBA: Këshilltarja e kandidatit demokrat Obama jep dorëheqjen

SHBA: Këshilltarja e kandidatit demokrat Obama jep dorëheqjen

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Në Shtetet e Bashkuara, një këshilltare e kandidatit demokrat për president Barak Obama dha dorëheqjen, pasi e kishte quajtur kandidaten rivale, Hillari Klinton, një “monstër”.

Samantha Power shprehu keqardhje të thellë për komentet e saj, të publikuara në një gazetë skoceze. Ajo ka qenë këshilltare e zotit Obama për politikën e jashtme gjatë 14 muajve të fundit. Gazeta “Scotsman” tha se zonja Power u përpoq “me nxitim” t’i tërhiqte komentet që ishin publikuar në numrin e sotëm të gazetës.

Ajo citohet të jetë shprehur se zonja Klinton “është një monstër që nuk ndalet para asgjëje, por këtë e them jozyrtarisht”.

Senatorët Klinton dhe Obama janë mbërthyer në një garë të ashpër për të siguruar emërimin e Partisë Demokrate për zgjedhjet e nëntorit.

Zonja Klinton e gjallëroi fushatën e saj me fitoret e së martës në Ohajo, Teksa dhe Rod Ajllënd. Por zoti Obama kryeson ndaj saj për nga numri i delegatëve të fituar.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0