24 ore lajme: Florida, Miçigani kërkojnë përfaqësim në zgjedhjen e kandidatit Florida, Miçigani kërkojnë përfaqësim në zgjedhjen e kandidatit ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 06 March, 2008 10:59:00 Udhëheqësit politikë në Florida dhe Miçigan i kanë bërë thirrje Partisë Demokratike të lejojë delegacionet e shteteve të tyre të ndihmojnë në zgjedhjen e kandidatit për president. Partia Demokratike vendosi që delegatët e Floridës dhe Miçganit të mos marrin pjesë në kuvendin kombëtar sepse këto shtete i mbajtën shumë herët zgjedhjet te tyre paraprake, në kundërshtim me rregullat e partisë. Senatorja e New Yorkut, Hillëri Klinton fitoi në të dy këto shtete. Guvernatorja e Miçiganit, demokratja Xhenifër Grenolm, dhe Guvernatori i Floridës, republikani Çarli Krist, bënë një deklaratë të përbashkët, ku kërkojnë që delegacionet të marrin pjesë në kuvendin e partisë. Ata e akuzojnë Partinë Demokrate se po mbyt zërat e më shumë se 5 milionë zgjedhësve. Kryetari i Komitetit Kombëtar Demokratik, Hauard Din, u bëri thirrje zyrtarëve të partisë të Floridës dhe Miçiganit, që t’i përsëritin zgjedhjet në këto dy shtete, me qëllim që votat e tyre të merren në konsideratë. Zoti Din tha se po të bëhet kjo, delegatët e këtyre dy shteteve do të lejohen të marrin pjesë në zgjedhjen e kandidatit