Faqja e Pare | Bota | Amerika | Florida, Miçigani kërkojnë përfaqësim në zgjedhjen e kandidatit

Florida, Miçigani kërkojnë përfaqësim në zgjedhjen e kandidatit

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font

Udhëheqësit politikë në Florida dhe Miçigan i kanë bërë thirrje Partisë Demokratike të lejojë delegacionet e shteteve të tyre të ndihmojnë në zgjedhjen e kandidatit për president.

Partia Demokratike vendosi që delegatët e Floridës dhe Miçganit të mos marrin pjesë në kuvendin kombëtar sepse këto shtete i mbajtën shumë herët zgjedhjet te tyre paraprake, në kundërshtim me rregullat e partisë. Senatorja e New Yorkut, Hillëri Klinton fitoi në të dy këto shtete.

Guvernatorja e Miçiganit, demokratja Xhenifër Grenolm, dhe Guvernatori i Floridës, republikani Çarli Krist, bënë një deklaratë të përbashkët, ku kërkojnë që delegacionet të marrin pjesë në kuvendin e partisë. Ata e akuzojnë Partinë Demokrate se po mbyt zërat e më shumë se 5 milionë zgjedhësve.

Kryetari i Komitetit Kombëtar Demokratik, Hauard Din, u bëri thirrje zyrtarëve të partisë të Floridës dhe Miçiganit, që t’i përsëritin zgjedhjet në këto dy shtete, me qëllim që votat e tyre të merren në konsideratë. Zoti Din tha se po të bëhet kjo, delegatët e këtyre dy shteteve do të lejohen të marrin pjesë në zgjedhjen e kandidatit

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Tetor, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0