Klinton mund Obamën në Teksas dhe Ohajo. Mekein siguron emërimin
Në Shtetet e Bashkuara, Senatorja demokrate Hillari Klinton fitoi zgjedhjet paraprake në Teksas, një tjetër shtet i rëndësishëm që ajo duhet të fitonte për të mbajtur gjallë fushatën e saj për emërimin si kandidate presidenciale e Partisë Demokrate.
Zonja Klinton u shpall fituese në Teksas pak orë pasi mundi me rezultat të ndjeshëm Senatorin e Ilinoit Barak Obama në një tjetër shtet me shumë delegatë, Ohajo. Fitorja e saj e mëparshme në Rod Ajllënd i dha fund serisë së gjatë të fitoreve të kandidatit Obama.
Zonja Klinton u tha mbështetësve se Ohajo se lufta e saj për të fituar emërimin e Partisë Demokrate po vazhdon e fuqishme dhe do të shkojë deri në fund.
Senatori Obama, i cili fitoi në shtetin Vermont, e përgëzoi zonjën Klinton për fitoren gjatë një fjalimi që mbajti në San Antonio të Teksasit. Por ai theksoi se vazhdon tëë ketë epërsi për nga numri i delegatëve të fituar dhe se ai është në rrugën drejt sigurimit të emërimit demokrat. Përsa u përket zgjedhjeve me format konferencash në Teksas, zoti Obama ka një epërsi të lehtë ndaj senatores Klinton.
Ndërkohë, senatori republikan Xhon Mekein fitoi zgjedhjet paraprake në shtetet Ohajo dhe Teksas, duke siguruar emërimin e partisë së tij si kandidat për president.
Senatori nga Arizona, i cili vetëm pak muaj më parë ishte shumë prapa në anketa dhe përballej me vështirësi financiare në fushatën e tij, mbrëmë mori mbështetjen e rivalit kryesor, ish guvernatorit të shtetit Arkansa, Majk Hakëbi, i cili njoftoi në Teksas se largohej nga gara duke i bërë thirrje Partisë Republikane për bashkim. Zoti Mekein fitoi edhe në shtetet e vegjël Vermont dhe Rod Ajllënd.
Zoti Mekein pritet sot të jetë në Shtëpinë e Bardhë, ku Presidenti Bush do të shprehë zyrtarisht mbështetjen ndaj tij.
Fitorja e emërimit të partisë republikane nga zoti Mekein i jep fund një episodi të pazakontë – rikthimit të tij politik. Në fillim të garës, ai ishte në krye por më pas emri i tij mbeti prapa në anketa, ndërkohë që kishte probleme me grumbullim fondesh dhe me stafin e fushatës.
Por zoti Mekein e rigjallëroi fushatën e tij me një fitore në zgjedhjet paraprake në New Hampshire në fillim të janarit dhe nuk i ndërpreu përpjekjet deri sa arriti të marrë emërimin e partisë megjithë ankesat e disa konservatorëve rreth pikpamjeve të tij për imigracionin dhe për reformën e financimit të fushatave politike.
Zoti Mekein ndodhet tani përballë disa sfidave të mëdha si. Ai do të hyjë në një fushatë zgjedhjesh ku shumica e amerikanëve thonë se duan ndryshime dhe nuk e miratojnë punën e bërë nga Presidenti Bush.
Shqetësimet për dobësimin e ekonomisë amerikane kanë dalë ndoshta si çështja më e madhe e fushatës presidenciale dhe kjo zakonisht është në avantazh të demokratëve.
Por zoti Mekein argumenton se ai ka më tepër përvojë në çështjet e sigurisë kombëtare dhe të politikës së jashtëme se sa Senatori Obama ose Senatorja Clinton. Zoti Mekein gjithashtu e ka lidhur fatin e tij politik me suksesin e operacionit ushtarak në Irak, i cili ka arritur disa rezultate pozitive në muajt e fundit.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (2 vendosur):
Obama can not defeat McCain just with the left wingers & Blacks! To win, you need to have the centrists, women, Latinos & Asians. Hillary has them all. She will win! US needs her...
Do not forget, no other democrat nominee in thirty plus years, was able to defeat the republicans with the left wing rhetoric. I agree it is all about judgments. Obama is backed by a bunch of left wingers like Kerry etc that are trying to kidnap the leadership of the Democratic Party, despite the fact that they were directly responsible for the badly lost elections. On the other side, Hillary is backed by one of the most successful democrats in the history of the democrats, Bill Clinton. Trying to deform and distort the facts of that success is so shameful of these people that associate themselves with the Democratic Party. She is a blessing for our country. She represents a broad support base that includes women, Latinos, Asians, independents, even republicans, top brass from army & other services, recognized and highly respected around the world, etc.
So, do we really want to take a chance with Obama?!
Vendosni komentin tuaj