Faqja e Pare | Bota | Amerika | SHBA ndërpresin ndihmat për Republikën serbe të Bosnjes

SHBA ndërpresin ndihmat për Republikën serbe të Bosnjes

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font

Shtetet e Bashkuara ndërprenë ndihmat e zhvillimit për partinë qeverisëse në Republikën Serbe të Bosnjes për shkak të kundërshtimit të saj për të zbatuar reforma.

Ambasada amerikane në Sarajevë njoftoi se ndërprerja e ndihmave për Aleancën e Social-Demokratëve të Pavarur ishte përgjigje ndaj refuzimit të saj për të mbështetur reformat e nevojshme për vendosjen e lidhjeve të Bosnjes me pjesën tjetër të Evropës.

Në deklaratën e ambasadës amerikane thuhej se Uashingtoni nuk jep ndihma financiare dhe teknike për asnjë parti politike nacionaliste me baza etnike në Bosnje. Në deklaratë thuhej se partia e udhëhequr nga kryeministri serb i Bosnjes, Millorad Dodik, ndjek politika në përputhje me marrëveshjet e Dejtonit për paqe të vitit 1995, të cilat i dhanë fund konfliktit në Bosnje.

Pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2006, kryeministri Dodik intensifikoi retorikën nacionaliste serbe, madje ka ngritur mundësinë e shkëputjes së republikës serbe nga Bosnje-Hercegovina, duke cituar si shembull shpalljen e pavarësisë nga autoritetet e Kosovës. 

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0