24 ore lajme: Clinton e Obama garojnë në Teksas dhe Ohajo Clinton e Obama garojnë në Teksas dhe Ohajo ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 04 March, 2008 11:36:00 Dy kandidatët demokratë për president të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama dhe Hillari Klinton do të garojnë sot në Teksas dhe Ohajo. Senatorja Hillari Klinton tha se është përgatitur për fitore në këto shtete. Anketat e opinionit flasin për një garë të ngushtë mes senatorëve, Hillari Klinton dhe Barak Obama. Ndërsa në mesin e republikanëve, senatori Xhon Mekejn do të fitojë kandidimin e partisë së tij nëse fiton në votimet e sotme.